• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘I mori atributet Açkës’, Zhupa përplaset me Spiropalin, deputetja e PS: Jeni rast për t’u studiuar, dëshiron të biesh në sy

by Java News
29/04/2024 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë seancës së sotme plenare ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar me deputeten e PD, Ina Zhupa pas fjalës së kësaj të fundit në foltore.

Zhupa tha se Kuvendi ka kaluar në një puçist të Kushtetutës, ndërsa iu drejtua Spiropalit duke thënë se kjo e fundit mori atributet e kryetares së komisionit të medias dhe vendosi veten si një kryetare mbi rregulloren dhe u dha urdhër deputetëve të tjerë të mos pranojnë kërkesën për një seancë diskutimi ne komision.

Zhupa tha me tej se kryeministri Edi Rama “mund të jetë Skënderbeu për Spiropalin, por jo Shqipëria për ne”.

‘Ky Kuvend ka kaluar në një puçist të Kushtetutës, ku çdo gjë bëni përveç Kushtetutës që nuk e njihni, Zonja Spiropali mori atributet e kryetares së komisionit të medias dhe vendosi veten si një kryetare mbi rregulloren dhe u dha urdhër deputetëve të tjerë që janë mësuar të nëpërkëmbur duke thënë se nuk do pranoni kërkesën për të bërë një seancë diskutimi për lirinë e medias në diskutim nga deputetja e opozitës. Për gjuhën që përdor Rama me mediat në vend që e ka shtrirë dhe në Itali tani.

Aferat e qeverisë nuk janë të Shqipërisë, Rama mund të jetë Skënderbeu për Spiropalin, por jo Shqipëria për ne. Nuk ka baltosur njeri shqiptarët, por janë afera ato që kanë dalë që janë në dosjet e prokurorive. Këtë model e transferoni te gjithë institucionet e tjera. Si mund të mos vijë Alfred Peza në komisionin hetimor, drejtori i RTHS dërgon email dhe thotë nuk kam qejf të vij. Del Skënder Gjinushi dhe thotë pse të na auditojë KLSH ne. Ju ka juve model, bëni ligj me porosi për të, normal që ndihet mbret aty. Keni harruar se keni përballë një opozitë që do ju ndjekë dhe do mbrojë interesin publik të shqiptarëve me çdo kusht.’- u shpreh Zhupa.

Sakaq, Spiropali është përgjigjur duke lavdëruar fjalët e Zhupës, por duke theksuar se deputetja ka “zero besueshmëri” dhe se çdo gjë që thotë buron nga “dëshira e papërmbajtur për të rënë në sy”.

‘Jeni rast për t’u studiuar. Flisni bukur, keni tekst të mirë, jeni korrekte. Madje 2-3 nga ju që pretendojnë se shkruajnë mirë nuk ua kalojnë. Por pavarësisht se i bëni të gjitha këto asnjë fjalë e juaja nuk mbetet, nuk shkon te njerëzit, se siç duket Ina ke 0 besueshmëri, e di pse, se nuk thua gjëra të vërteta e origjinale, çdo gjë që thua buron nga dëshira jote e papërmbajtur për të rënë në sy. Meqë më përmende, për përgjigjen që dhashë në Facebook, ishte një koment, jo për të marrë rolin e zonjës Açka, por për t’i vërtetuar publikut se për shkak të mllefit ndaj Edi Ramës harroni edhe dashurinë ndaj Shqipërisë, të cilën mesa duket nuk e keni pasur kurrë. Ndryshe nuk do angazhoheshit për t’i hedhur gurin e fundit Shqipërisë, nga Brukseli në Uashington. Jeni bërë objekt talljeje, prapa krahëve të atyre që nuk mund ta kuptojnë që se si të paktën për interesi kombëtar ne nuk bëhemi dot bashkë. Ndaj jeni aty ku jeni dhe s’do jeni kurrë këtu ku jemi ne.’- u shpreh Spiropali./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Disa efektivë të lënduar nga breshëria e gurëve dhe molotovëve

VIDEO/ Disa efektivë të lënduar nga breshëria e gurëve dhe molotovëve

November 28, 2026
Dita e Flamurit, Begaj: Ta bëjmë këtë moment historik mundësi për më shumë zhvillim

Dita e Flamurit, Begaj: Ta bëjmë këtë moment historik mundësi për më shumë zhvillim

November 28, 2026
Në Tiranë protestë e dhunshme, Rama reagon nga Vlora: Në këtë ditë të bekuar…

Në Tiranë protestë e dhunshme, Rama reagon nga Vlora: Në këtë ditë të bekuar…

November 28, 2026
VIDEO/ Polici merr flakë nga molotovët e protestuesve në Tiranë!

VIDEO/ Polici merr flakë nga molotovët e protestuesve në Tiranë!

November 28, 2026
Rikthimi i heshtur në shtëpi i Sami Frashërit! Flet Ajsela Koka, shtëpia botuese Dritan

Rikthimi i heshtur në shtëpi i Sami Frashërit! Flet Ajsela Koka, shtëpia botuese Dritan

November 28, 2026
Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi Nesti Angoni fshihet pas emrit të Monika Sojlit

Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi Nesti Angoni fshihet pas emrit të Monika Sojlit

November 28, 2026
LIVE! Njerëz me maska në krye të protestës! Nisin aktet e dhunës në Tiranë, shkulen pllakat e bulevardit dhe semaforët!

LIVE! Njerëz me maska në krye të protestës! Nisin aktet e dhunës në Tiranë, shkulen pllakat e bulevardit dhe semaforët!

November 28, 2026
Prekazi shënon 28 Nëntori, nderohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari

Prekazi shënon 28 Nëntori, nderohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari

November 28, 2026
Tabaku i bashkohet protestës te Sheshi Skënderbej: Shqipëria ndodhet në udhëkryq

Tabaku i bashkohet protestës te Sheshi Skënderbej: Shqipëria ndodhet në udhëkryq

November 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 29 Nëntor 2026

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In