• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I morën 3 mijë euro përmes shantazhit në rrjetet sociale, arrestohen 3 persona në Elbasan

by Java News
13/10/2022 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

3 persona kanë rënë në prangat e bluve të Elbasanit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar në rrjetet sociale një person për t’i marrë një shumë prash prej 3000 eurosh.

Personat e arrestuar janë një 60-vjeçar me iniciale H.P.; një 28-vjeçare me iniciale Xh.GJ., dhe një  42-vjeçar me iniciale S.A.

Njoftimi i plot i Policisë:

Vihet në pranga, në tentativë për të marrë shumën e parave, edhe një shtetas tjetër që ishte porositur nga 2 të arrestuarit për të kryer këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Sektorit të Shërbimeve të Specializuara, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas ishte shtrënguar dhe kanosur për dhënien e një shume parash prej 3000 eurosh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe pas hetimeve proaktive, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në kohë, në kuadër të operacioni policor të koduar “Taksisti”, në momentin kur shtetasi po u jepte shumën e parave të kërkuar, shtetasve të tjerë.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-H. P., 60 vjeç, Xh. Gj., 28 vjeçe dhe S.  A., 42 vjeç, të tre banues në Elbasan, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit Xh. Gj. dhe S.  A. kanë shtrënguar një shtetas, duke e kanosur atë në rrjete sociale, për dhënien e shumës prej 3000 eurosh, ndërsa shtetasi H. P. është porositur nga 2 të arrestuarit e tjerë, për të shkuar me automjetin e tij, me shërbim “Taxi”, për të marrë shumën e parave. Në vijim të veprimeve, janë referuar materialet dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasja A. H., 25 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit S.  A., e dyshuar e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave prej 3000 eurosh, 2 automjetet me të cilat leviznin të arrestuarit dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/s.f

Next Post
Dikur luante me Arsenalin, sot shet fruta-perime. Njihuni me historinë e Shaabanit

Dikur luante me Arsenalin, sot shet fruta-perime. Njihuni me historinë e Shaabanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com