• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I mituri shqiptar në kampin në Siri, Rama flet për mundësitë e shpëtimit

by A R
25/10/2019 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Për çështjen e 11-vjeçarit që ndodhet në kampet e ISIS në Siri, ne po bëjmë përpjekje të vazhdueshme dhe shpresojmë shumë që të ditët e ardhshme të ketë një moment stabilizimi të situatës dhe të mundohemi të ecim më tej me autoritet turke”, tha dje në mbrëmje kryeministri Edi Rama.

Rama tha se “prej disa kohësh për këtë çështje kemi çdo javë një takim informues dhe kemi shumë përpjekje dhe kontakte të vazhdueshme”.

Rama tha se është tërësisht i pavërtetë lajmi se kjo varet nga ambasadori ynë në Turqi.

“Nuk mjafton asnjë lloj përfaqësuesi. Kemi një urdhër të klasifikuar sensitiv të bazuar në informacione të mbledhura bashkë me partnerët për numrin e shqiptarëve”, tha Rama.

Sipas tij, “ka një plan evakuiimi dhe informacioni është se ka rreth 70 persona, gra dhe fëmijë dhe një numër i caktuar burrash nga Shqipëria”.

“Nëna e djalit të vogël, person i radikalizuar e ka marrë me vete dhe ka qenë pjesë e forcave dhe ajo. Ne kemi punuar ngushtë me aleatët amerikanë që kishin një plan me vende të ndryshme për të organizuar evakuimin por ata nuk janë më aty”, tha Rama.

Sipas tij, “ky burg nuk është në një zonë të aksesueshme”. “Gazetarët kanë metodat e tyre. Problemi është se nuk ke me kë flet dhe ndërmarrja e një operacioni me forca civile apo ushtarakë të veshur civilë, pasi nuk ka autoritet me kë të flasësh. Kam folur personalisht me koordinatorin amerikan të procesit. Ambasada amerikane është shumë e interesuar por e vetmja mënyrë teorike është të shkohej me forca. Nëse shkojnë si autoritete civile nuk mund të hysh në atë zonë”, tha Rama.

Rama tha se “ky kamp është pak matanë kufirit të zonës së paqes”. “Nuk është në atë 30 km. Në këto kushte nuk ka shanse të zgjidhet gjë, është matanë zonës. Duhet të futesh në një zonë ku nuk dihet çfarë është dhe me kë do merresh. Janë 72 mijë veta në total ku ne kërkojmë 70 veta. Nuk mund të nisesh qorrazi”, tha Rama, duke shtuar se deri tani nuk i ka tërhequr asnjë shtet.

/a.r

Next Post
Vittorio Facchinetti, nutricionist pranë Gremi Clinic Wellness ‘Ushqimi është medikamenti i parë’

Vittorio Facchinetti, nutricionist pranë Gremi Clinic Wellness ‘Ushqimi është medikamenti i parë’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In