• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I mbijetoi sulmit në spital, flet fotografi: Kur hapa sytë, të gjithë rreth meje kishin vdekur

by A R
27/08/2025 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i tij ishte parë fillimisht në listën e të vdekurve. Por Jamal Badah, fotograf që punon për Palestine Today, është një nga tre gazetarët që mbijetuan sulmin e ushtrisë izraelite ndaj Spitalit Nasser në Khan Younis, ku të hënën u vranë 20 persona, përfshirë pesë gazetarë.

Mes të mbijetuarve janë edhe kolegët Hatem Omar dhe Mohammed Fayeq. Ai iu përgjigjet pyetjeve të italianes Corriere della Sera përmes një videoje nga një shtrat i dëmtuar në spitalin e bombarduar, me shenjat e bombave mbi fytyrë.

Çfarë ndodhi?

“Rreth orës 10:15 u goditëm. Ishim tashmë në Nasser, që është një nga bazat tona ku flemë dhe rimbushim pajisjet. Pas bombardimit të parë, u hodhëm në shkallë për të transmetuar gjithçka që po ndodhte, edhe pse një koleg ynë që punonte për Reuters, Hossam Al-Masri, u vra. Kur e vendosën Al-Masri në çantën e zezë për ta zhvendosur poshtë, ndezëm telefonat dhe vazhduam të filmonim, pavarësisht trishtimit. Në atë moment erdhi sulmi i dytë, këtë herë drejtuar ndaj nesh.”

Çfarë kujton?

“U duk sikur bota u errësua. Kur u riktheva dhe hapa sytë, të gjithë rreth meje ishin të vdekur, pjesë të trupave të tyre mbi timin. Qëndrova i bllokuar për dhjetë minuta, derisa më nxorrën nga rrënojat. Kërkova ndihmë, por të gjithë kishin frikë. Situata ishte kaotike. Shpëtimtarët më panë dhe, falë Zotit, më shpëtuan.”

Çfarë po bënit para sulmit?

“Po punonim. Detyra jonë përditshme është të shkojmë në zonat e goditura për të fotografuar dhe filmua. Ajo ditë ishte e vështirë. Ishim të shokuar nga vdekja e Hossam Al-Masri, një koleg më i madh që na donte dhe kujdesej për ne më të rinjtë. Çdo mëngjes kalonim kohë së bashku, qeshnim, na bënte shoqëri. Sot nuk mund të mbyll sytë.”

Pse?

“Rishikoj skenat. Shikoj Muaz Abu Taha pa kokë, ose Mohammed Salama të ndarë në mes. Nuk di ku është Mariam Abu Dagga. Në ato minuta të gjata, kisha frikë se do të vinte sulmi i tretë, pasi sulmi i dytë ishte i pazakontë.”

Askush nuk e priste.

“Jo, ne punojmë gjithmonë pas një bombardimi. Por nëse goditemi dy herë, vritemi ne, ekipet e ambulancave, shpëtimtarët, mjekët. Askush nuk mendonte se ishte në rrezik: Sulmi dukej se kishte mbaruar, edhe pse dronët fluturonin mbi spital.”

Si ndiheni tani?

“Më dhemb trupin dhe shpirtin. Është e vështirë, por falë Zotit jemi të fortë dhe të qëndrueshëm. Do të vazhdojmë të përcjellim mesazhin tonë për botën. Shpresojmë që drejtësia të vijë.”

Ushtria izraelite thotë se civilët nuk janë objektiv.

“Ne gazetarët jemi civilë. Kolegët e mi që vdiqën ishin civilë. Nuk kemi armë, nuk i përkasim asnjë grupi të armatosur. Nuk jemi nga Hamasi apo Xhihadi Islam. Jemi thjesht reporterë. Kjo është puna jonë. Nuk luftojmë kundër Izraelit. Fotografitë janë gjithçka që na ka mbetur, tregojnë fëmijët dhe gratë e vrara. Izraelitët duan të fshehin objektivat tona, nuk duan që e vërteta të shihet. Për këtë vdiq Hossam Al-Masri dhe të tjerët.”

Do të riktheheni në terren?

“Po, inshallah. Mos na lini vetëm në këtë padrejtësi. Të gjithë e dini që jemi të zënë, nuk kemi armë dhe nuk jemi të lidhur me asnjë fraksion, kemi vetëm telefonat dhe kamerat tona. Edhe nëse duan të na ndalojnë të tregojmë të keqen që po ndodh në Gaza dhe të heshtin zërin tonë, nuk do të ndalojmë”.

Shkrim nga Corriere della Sera

Next Post
Tension në Baltik, Gjermania ngre dy Eurofighter për të kapur “spiunin” rus

Tension në Baltik, Gjermania ngre dy Eurofighter për të kapur “spiunin” rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

March 17, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

Corriere della Sera: Vietnami i Donald Trump!

March 17, 2026
Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

March 17, 2026
Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

March 17, 2026
“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In