• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I masakruari nga policia dyshohej për drogë, por nuk iu gjet asgjë kompromentuese

by Aalison Pearse Stevens
26/06/2016 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konfrontimi fizik mes një 31-vjeçari nga Korça dhe shefit të Seksionit Kundër Narkotikëve, ka bërë që SHKB të ndërmarrë një hetim për rastin.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00 të së premtes, në një pikë bastesh, përgjatë bulevardit “Gjergj Kastrioti”, ku sipas dëshmitarëve okularë, dy automjete janë afruar te lokali dhe prej tyre kanë zbritur një grup personash të veshur civilë dhe me antiplumb. Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda, kur ata janë afruar menjëherë te lokali dhe në ato momente, Juxhin Kulla është larguar me vrap.

Menjëherë personat kanë qëlluar në ajër dhe kanë bërtitur “Ndal policia”, çka ka bërë që 31-vjeçari të ndalojë me duart lart dhe të kapet nga punonjësit civilë. Ndërsa i riu u shoqërua në komisariat, një pjesë e efektivëve kanë kontrolluar mjetin e 31-vjeçarit, por nuk kanë gjetur asgjë.

Dyshimet e policisë kanë nisur pas informacioneve për aktivitetin e 31-vjeçarit për shitje narkotikësh në atë zonë, por duket se pasi policia nuk ka mundur të gjejë asgjë për ta implikuar, situata ka precipituar. Sipas deklaratave të vetë 31-vjeçarit Kulla, dhënë për avokatin, fillimisht ai është shoqëruar në komisariat, ku edhe ka deklaruar se kishte vrapuar të largohej pasi nuk e dinte se në dy makinat e errëta kishte punonjës policie, por më vonë iu bind urdhrit të tyre.

Buis Hysi, shefi i anti-drogës i pezulluar
Buis Hysi, shefi i anti-drogës i pezulluar

Ai ka treguar se në ambientet e Policisë është rrahur në mënyrë barbare, çka e dëshmojnë edhe shenjat e shumta në fytyrë. “Jam goditur teksa isha me pranga nga shefi i Antidrogës dhe një vartës i tij. Nuk më dhanë arsye, por më thoshin: Trego kush shet drogë, duam emra. Sa herë u thosha nuk di gjë, më godisnin më tepër, deri sa e panë që më kishin masakruar fytyrën. Atëherë ndaluan”, është shprehur para avokatit mbrojtës 31-vjeçari.

Pirro Kotonika, avokati i Juxhin Kullës, thotë se klienti i ka kërkuar që të bëjë një kallëzim lidhur me rastin e dhunimit të tij; ka kërkuar fotografimin e shenjave dhe ekspertimin nga mjeku ligjor, si edhe marrjen e kamerave të sigurisë kur ai është çuar në komisariat me pranga dhe pa asnjë dëmtim, çka tregon se është dhunuar pas shoqërimit dhe brenda ambienteve të Policisë, por nuk i janë realizuar këto kërkesa.

Nga ana tjetër, vetë Policia, me anë të një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se “arrestimi i Juxhin Kullës është bërë pasi ky shtetas, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Seksionit Kundër Narkotikëve”.

Sipas Policisë, konfrontimi ka ndodhur mes vetë të shoqëruarit dhe shefit të Seksionit, Buis Hysi, dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të dyja palët. Burime zyrtare të Policisë bënë me dije se lidhur me rastin fillimisht është pezulluar shefi i Seksionit Buis Hysi, si dhe është kërkuar një hetim nga SHKB për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Juxhin Kulla, vetëm pak kohë më parë, la ambientet e Burgut të Drenovës pas vuajtjes së një dënimi 8-vjeçar, pasi u kap gjatë një operacioni policor me 5.6 gramë drogë, të cilat iu gjetën në makinë.

Panorama/d.i.

Next Post

Mbante në bodrum si skllave seksi boshnjaken që më 1995, arrestohet militari serb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

June 9, 2026
PS Fier feston sot 35-vjetorin e themelimit, Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

PS Fier feston sot 35-vjetorin e themelimit, Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

June 9, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Plantacion me kanabis në Velipojë, Lamallari: Lufta kundër narkotikëve, prioriteti ynë i pandryshueshëm

June 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Tre debate të panevojshme për protestën

June 9, 2026
Skënder Hita: Pse krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar dhe më i rrezikshëm?

Skënder Hita: Pse krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar dhe më i rrezikshëm?

June 9, 2026
Armëpushimi në rrezik! Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Armëpushimi në rrezik! Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

June 9, 2026
Zvërneci, Balla i përgjigjet Bernie Sanders: Mos e përdorni Shqipërinë si mish për top, pas kësaj fushate qëndron edhe Irani

Zvërneci, Balla i përgjigjet Bernie Sanders: Mos e përdorni Shqipërinë si mish për top, pas kësaj fushate qëndron edhe Irani

June 9, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Mos-shitja e vendit: kryqëzatë kundër investuesve të huaj?

June 9, 2026
“Revolucioni i Flamingove”, nis protesta e qytetarëve në Tiranë

“Revolucioni i Flamingove”, nis protesta e qytetarëve në Tiranë

June 9, 2026

Një protestë pa liderë, çfarë pjese të popullit përfaqëson? Një referendum mund ta sqaronte këtë pikëpyetje

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In