• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I konsumuan të gjitha, u mbetet vetëm të gjejnë konsensusin!

by Alfred Peza
01/06/2020 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Të gjithë ata që kanë qenë të vëmendshëm, rreth prapaskenave të zhvillimeve politike të 30 viteve të fundit në Tiranë, e kanë pritur me indiferencë mbrëmjen e 31 majit. Sepse e kanë ditur nga përvoja e mëparshme, se arritja e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës për reformën elektorale në tryezën e Këshillit Politik, ishte e pamundur. Jo teorikisht. As praktikisht. Por artificialisht.

Është në ADN-në e opozitës shqiptare, që ti thotë JO çdo tryeze, çdo përpjekje për konsensus, çdo iniciative institucionale, kushtetuese dhe politike pothuajse në vijimësi përgjatë historisë së saj. Por, sidomos në shtatë vitet e fundit.

I ka thënë JO shumë reformave, për të cilat sot është penduar.

I ka thënë JO shumë thirrjeve për të ndjekur rrugën brenda sistemit demokratik të vendit, për të cilat sot është penduar.

I ka thënë JO dorës së shtrirë për tryezat e mëdha të dialogut të brendshëm politik për çështjet madhore me interes të përbashkët, për të cilat sot është penduar.

I ka thënë JO dorës së shtrirë të partnerëve tanë më të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe aleatëve strategjikë, vetëm e vetëm për interesat e lojërave të saj politike të ditës, për të cilat sot edhe nëse nuk janë penduar të paktën e kanë kuptuar brenda vetes që kanë gabuar.

Përfundimi është se sot “Opozita e Bashkuar” është jashtë pushtetit lokal, jashtë pushtetit qëndror, jashtë Parlamentit dhe në rrugë. Në udhëkryqin më të madh të historisë së saj të derisotme politike dhe në dilemën e madhe ekzistenciale, për të ardhmen.

Ajo e propoi në 2017 çadrën e “Republikës së Re” dhe kuptoi se me dredhi të tilla, nuk mund të rikthehesh në pushtet.

E provoi në 2019 me flakët e molotovëve mbi institucionet më të rëndësishme të vendit, me protesta, “revolucione popullore” dhe bojkot të zgjedhjeve. Sërisht e provoi se as kështu, jo vetëm që nuk mund të rikthehej dot në pushtet, por as nuk mund të pengonte dot çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në këto kushte, një lojë e tillë si ajo që po vijohet të luhet ende edhe në tryezën e Këshillit Politik për reformën e re elektorale, është jo vetëm kundërproduktive nga pikëpamja e lojës politike për opozitën vetë në radhë të parë, por edhe e dëshme për vendin. Për qytetarin shqiptar. Për cilësinë e demokracisë në Shqipëri. Por edhe për raportet tona me aleatët strategjikë, që janë investuar kaq shumë për reformat e thella të shtetformimit tonë modern dhe proceset e integrimit euroatlantik.

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim, deklaroi më 1 Qershor se ”të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendoset një qëllim, ju vendoset një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni të insistoni në pozicione jo të zbatueshme dhe/ose vendosjen e kushteve të reja. Koha për ta mbajtur fjalën tuaj te qytetarët e Shqipërisë.”

Pas kësaj, sëbashku me ambasadorët e BE dhe Britanisë, ajo zhvilloi takim në selinë e PD me Lulzim Bashën, pas të cilit duket që “Opozita e Bashkuar” u tërhoq nga pozicionet e saj “jo të zbatueshme” dhe nga vendosja e “kushteve të reja”.

Prova ishte njoftimi i bërë nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, të cilët kërkojnë mbledhjen e tryezës më 2 Qershor në ora 17.00 me qëllim siç thanë atë për “gjetjen e konsensusit” në mënyrë që kjo reformë të përmbyllet sa më parë.

I kanë konsumuar të gjitha rrugët dhe i kanë provuar të gjitha dredhitë e tjera. U ka mbetur vetëm të gjejnë konsensusin! Alpenews

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

“Liria” jonë, si pamundësi për ta zgjedhur lirinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Edhe një herë për të majtët që iu mbajnë flamurin fashistëve në protestë

August 24, 2026
Përkeqësohet gjendja e monarkut më të vjetër në Evropë, Pallati Mbretëror: Ka reaguar ndaj trajtimit

Përkeqësohet gjendja e monarkut më të vjetër në Evropë, Pallati Mbretëror: Ka reaguar ndaj trajtimit

August 24, 2026
U emërua në mënyrë të paligjshme, shkarkohet prokurori në SHBA

U emërua në mënyrë të paligjshme, shkarkohet prokurori në SHBA

August 24, 2026
Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga murtaja e ruminantëve

“Pasqyrë Albania”: Si do të funksionojë platforma e re e qeverisë për shërbimet dhe ankesat e qytetarëve

August 24, 2026
Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

August 24, 2026
Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

August 24, 2026
Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

August 24, 2026
Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

August 24, 2026
Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

August 24, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në masivin pyjor të Milotit, era favorizon vatrën, flakët po i afrohen dhe zonës së banuar!

“33 vatra zjarri në të gjithë vendin, 6 prej të cilave aktive”, MM bën bilancin e 24 orëve

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com