• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I konsumuan të gjitha, u mbetet vetëm të gjejnë konsensusin!

by Alfred Peza
01/06/2020 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Të gjithë ata që kanë qenë të vëmendshëm, rreth prapaskenave të zhvillimeve politike të 30 viteve të fundit në Tiranë, e kanë pritur me indiferencë mbrëmjen e 31 majit. Sepse e kanë ditur nga përvoja e mëparshme, se arritja e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës për reformën elektorale në tryezën e Këshillit Politik, ishte e pamundur. Jo teorikisht. As praktikisht. Por artificialisht.

Është në ADN-në e opozitës shqiptare, që ti thotë JO çdo tryeze, çdo përpjekje për konsensus, çdo iniciative institucionale, kushtetuese dhe politike pothuajse në vijimësi përgjatë historisë së saj. Por, sidomos në shtatë vitet e fundit.

I ka thënë JO shumë reformave, për të cilat sot është penduar.

I ka thënë JO shumë thirrjeve për të ndjekur rrugën brenda sistemit demokratik të vendit, për të cilat sot është penduar.

I ka thënë JO dorës së shtrirë për tryezat e mëdha të dialogut të brendshëm politik për çështjet madhore me interes të përbashkët, për të cilat sot është penduar.

I ka thënë JO dorës së shtrirë të partnerëve tanë më të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe aleatëve strategjikë, vetëm e vetëm për interesat e lojërave të saj politike të ditës, për të cilat sot edhe nëse nuk janë penduar të paktën e kanë kuptuar brenda vetes që kanë gabuar.

Përfundimi është se sot “Opozita e Bashkuar” është jashtë pushtetit lokal, jashtë pushtetit qëndror, jashtë Parlamentit dhe në rrugë. Në udhëkryqin më të madh të historisë së saj të derisotme politike dhe në dilemën e madhe ekzistenciale, për të ardhmen.

Ajo e propoi në 2017 çadrën e “Republikës së Re” dhe kuptoi se me dredhi të tilla, nuk mund të rikthehesh në pushtet.

E provoi në 2019 me flakët e molotovëve mbi institucionet më të rëndësishme të vendit, me protesta, “revolucione popullore” dhe bojkot të zgjedhjeve. Sërisht e provoi se as kështu, jo vetëm që nuk mund të rikthehej dot në pushtet, por as nuk mund të pengonte dot çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në këto kushte, një lojë e tillë si ajo që po vijohet të luhet ende edhe në tryezën e Këshillit Politik për reformën e re elektorale, është jo vetëm kundërproduktive nga pikëpamja e lojës politike për opozitën vetë në radhë të parë, por edhe e dëshme për vendin. Për qytetarin shqiptar. Për cilësinë e demokracisë në Shqipëri. Por edhe për raportet tona me aleatët strategjikë, që janë investuar kaq shumë për reformat e thella të shtetformimit tonë modern dhe proceset e integrimit euroatlantik.

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim, deklaroi më 1 Qershor se ”të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendoset një qëllim, ju vendoset një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni të insistoni në pozicione jo të zbatueshme dhe/ose vendosjen e kushteve të reja. Koha për ta mbajtur fjalën tuaj te qytetarët e Shqipërisë.”

Pas kësaj, sëbashku me ambasadorët e BE dhe Britanisë, ajo zhvilloi takim në selinë e PD me Lulzim Bashën, pas të cilit duket që “Opozita e Bashkuar” u tërhoq nga pozicionet e saj “jo të zbatueshme” dhe nga vendosja e “kushteve të reja”.

Prova ishte njoftimi i bërë nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, të cilët kërkojnë mbledhjen e tryezës më 2 Qershor në ora 17.00 me qëllim siç thanë atë për “gjetjen e konsensusit” në mënyrë që kjo reformë të përmbyllet sa më parë.

I kanë konsumuar të gjitha rrugët dhe i kanë provuar të gjitha dredhitë e tjera. U ka mbetur vetëm të gjejnë konsensusin! Alpenews

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

“Liria” jonë, si pamundësi për ta zgjedhur lirinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In