• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I kishte para borxh dhe s’ua kthente, si u parandalua vrasja e trefishtë në Fier. Autori lëvizte me kallash në dorë në qytet

by Ardit Rada
18/08/2020 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë është parandaluar të shtunën në Fier, me arrestimin e një personi, i cili qarkullonte me automatik në qytet, si dhe është vënë në pranga një 59-vjeçar, i cili bashkëpunoi me autorin për fshehjen e tij.

I arrestuari është Ilirjan Progonati dhe burimet thanë se ai dyshohet se do vriste 3 persona, të cilëve u kishte para borxh dhe nuk ua kthente. Ai është filmuar nga kamerat e një biznesi privat, teksa ecën i pashqetësuar me automatik në dorë.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se autori po qarkullonte me armë zjarri “Kallashnikov” në qytet dhe dyshohej se mund të kryente vrasje të trefishtë. Ndërsa u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” shtetasi A. M., 59 vjeç, pasi kishte fshehur gjatë natës në banesën e tij shtetasin 36- vjeçarin Progonati.

Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën “Kallashnikov”, me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim të trefishtë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Ilirjan Progonati, 36 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen “15 Tetori”, me shtetasit L. P., 30 vjeç, K. P., 25 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, banues në Fier, është larguar nga vendngjarja për të siguruar një armë zjarri dhe është rikthyer me synimin për t’i vrarë shtetasit e lartpërmendur, por sapo ka parë shërbimet e Policisë të afroheshin drejt tij, është larguar me shpejtësi.

“Përgjatë natës dhe paradites së të shtunës, është rrethuar zona dhe janë zhvilluar dhjetëra kontrolle në ambiente, në rrugë, në automjete me pika kontrolli, në banesa të braktisura, në disa banesa të të afërmve të personit të dyshuar, pasi personi i dyshuar, në momentin që ka parë që po afroheshin shërbimet e Policisë, ka mundur të largohet në rrugët e brendshme të lagjeve të qytetit, duke përfituar dhe nga errësira.

Falë kontrolleve të shumta, krehjes së zonës dhe shërbimeve grackë, mesditën e sotme u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit I. P., 36 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu, u arrestua për veprën penale ‘Përkrahja e autorit të krimit’ shtetasi A. M., 59 vjeç, pasi kishte fshehur gjatë natës në banesën e tij shtetasin I. P”, tha zyrtarisht Policia.

/e.rr

Next Post
E rëndë në Tiranë/ Gjendet pajetë në koshin e mbeturinave një foshnje, Policia shoqëron 32-vjeçaren nga Gjirokastra

E rëndë në Tiranë/ Gjendet pajetë në koshin e mbeturinave një foshnje, Policia shoqëron 32-vjeçaren nga Gjirokastra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In