• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I kërkuari për terrorizëm ndodhet në burg, lidhjet e tij sipas mediave turke

by A R
23/10/2019 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turku Abdulselam Turgut, ky që po shihni në këtë foto, i cili, sipas policisë shqiptare ka bashkëpunuar me celulën iraniane që planifikonte sulme terroriste në Shqipëri, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Në shkurt të vitit 2011, në moshën 45 –vjeçare, ai u arrestua në Rinas. U prangos pasi emri i tij figuronte në listën e Interpolit, si i kërkuar nga policia gjermane që në vitin 2009 për trafikimin e 1 ton droge, një vepër që dënohej në Gjermani me 15 vjet burg.

Me 10 shkurt të atij viti, Gjykata e Shkalles së Parë në Tiranë e vlerësoi të ligjshëm arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, por me 4 mars, Gjykata e Apelit vendosi ndryshimin e masës në arrest shtëpie, në një apartament të papërcaktuar saktësisht, në katin e 8 të një pallati pranë Kthesës së Kamzës.

Prokuroria i bën rekurs këtij vendimi, por me 29 mars 2011 edhe Gjykata e Lartë, me një vendim 4 me 1, lë në fuqi masën e Apelit që turku Abdulselam Turgut duhet të qëndronte në arrest shtëpie.

Pasi u la në arrest shtëpie, turku u arratis pa lënë gjurmë, duke ngritur në këtë mënyrë mjaft dyshime edhe për vendimin e gjykatës së apelit, e cila kishte vepruar edhe duke marrë në konsideratë një raport mjekësor, sipas të cilit, ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia shqiptare deklaroi paradite se ai kishte lidhje te vjetra me krimin e organizuar ne Shqipëri. Sipas disa shkrimeve ne mediat turke, ai rezulton i arrestuar ne vitin 1998 se bashku me disa shtetas shqiptarë për trafik droge, ish –futbollistin e Fenerbaçes, Ismail Çira, Xhemail Pasmaçiun dhe Hekuran Hoxhën.

Hoxha u arrestua në vitin 2018 si pjesë e grupit të Shijakut, në operacionin Volvo 4. Bashkë me ta u kapen në atë kohë edhe disa persona të tjerë.

Aktualisht Turgut gjendet në burg në Turqi po për trafik droge.

TV Klan

Next Post
Shkruan Rikard Ljarja: Islamofobia në çmimet Nobel

Shkruan Rikard Ljarja: Islamofobia në çmimet Nobel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In