Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë sot në prangat e policisë greke.
Shqiptari kërkohej nga autoritetet franceze, ndërsa është kapur në anën greke të Kapshticës.
24-vjeçari është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave Kapshticë në bashkëpunim me policinë kufitare Kapshticë Follorinë, teksa po tentonte të hynte në Greqi.
Ai akuzohet për trafik droge.
/e.d