• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I kërkuan presidentit Biden ta bëjë prioritet Kosovën/ Minxhozi: Ja arsyet që çuan senatorët amerikanë te ky vendim

by Java News
28/06/2023 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup i senatorëve amerikanë kërkoi nga administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që “t’i japë përparësi adresimit të situatës së përkeqësuar të sigurisë midis Kosovës dhe Serbisë”.

Këtë kërkesë e ka komentuar “News Line”, analisti Skënder Minxhozi, i cili u u shpreh se janë disa arsye që kanë shtyrë ligjëvënësit amerikanë të marrin këtë vendim. Ai i ka renditur këto arsye, duke theksuar se duket ligjvënësit amerikanë po shohin që diplomacia amerikane dhe ajo europiane nuk kanë më fuqinë të ulin palët për dialogë.

“Unë mendoj që janë disa arsye që kanë shtyrë ligjvënësit amerikanë që të kërkojnë ngritjen e stekës në këtë kontekst diplomatik, në këtë krizë që po luhet.

Së pari, Joe Biden është një ndër personat modern më të përfshirë në historinë e Kosovës. Ai ka qene një antiserb në sensin e regjimit të Milosheviçit. Ka qene një zyrtar i lartë i administratës amerikane, senator dhe më pas zëvend-president, i cili ka qene shumë i përfshirë në ngjarjet e kësaj pjese të Europës dhe një pro shqiptar i hapur. Biden është një nga politikanët më të zëshëm të Amerikës moderne, që ka folur qartë dhe fortë. Madje, ka thënë: ‘Jemi të gatshëm të godasim dhe të vrasim për interesat e shqiptarëve, dikur kur ishte më i ri, më i fuqishëm. Natyrisht edhe sot quhet si lideri i botës së lirë.

Së dyti, besoj se arsyeja që ligjvënësit kanë kërkuar përfshirjen e presidentit në këtë krizë, është se ata ndoshta shohin që janë esdauruar burimet e tjera për ta përmbajtur krizën, për ta disiplinuar, për t’i bindur palët që t’i kthehen normalitetit dhe t’i hyjnë dialogut.

Mesa duket ligjvënësit amerikanë po shohin që diplomacia amerikane dhe ajo europiane nuk kanë më fuqinë më të domosdoshme dhe të duhur që të sugjestionojnë dhe të bindin dhe të ulin palët të një tryeze të qënësishme dialogu dhe jo në teatër siç luhet, që në fillim të takoj ty, pastaj atë tjetrin”, u shpreh Minxhozi./m.j

Next Post
Pagesa 80 mijë euro/ Albert Pashaj mohon akuzat në gjyq: Henrikun e njoh, s`i kam dhënë porosi për vrasje

Pagesa 80 mijë euro/ Albert Pashaj mohon akuzat në gjyq: Henrikun e njoh, s`i kam dhënë porosi për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In