Vrasjet e fundit në Greqi, të cilat kanë ardhur menjëherë sapo partneret kanë kërkuar divrocin, kanë tronditur opinionin publik në shtetin fqinjë. “Protothema” ka publikuar dëshminë një gruaje të dhunuar nga bashkëshorti i saj, e cila ka treguar për orët “e zeza”.
“Pa asnjë arsye ai ngriti dorë kundër meje. U përpoqa ta ndihmoja, por kur nuk ke prindër, nuk ke komoditetin financiar dhe nuk mund të largohesh. Isha shumë keq. Ai më qëllonte, tentoi që të më hiqte dhe dhëmbët me pincë,“-tregon ajo për momentet e dhunës.
Por në një moment tjetër, ai mori armën e tij të gjahut që t’i merrte jetën, e ishte pikërisht ky çasti kur ajo e kuptoi se duhet që të largohej dhe të jetonte për fëmijët e saj.
“Mori armën dhe gëzhojat. Në atë moment nisa të vrapoj, por e pashë pas meje. Po vrapoja zig -zag. Kisha mbetur pa frymë,“-tregon ajo. Nga ai moment, shkoi në Polici, mori fëmijët e saj dhe u largua nga shtëpia, fatmirësisht e gjallë.
g.kosovari