• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I kërkoi ujë të shoqit, vjehrri nga Elbasani kap prej gryke, familja e rreh

by A R
08/09/2019 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku nusja e shtëpisë është rrahur barbarisht nga bashkëshorti, vjehrri dhe vjehrra. Dhuna në familje është bërë në prezencë të fëmijës 4 muajshe, ku nusja E.Ibrahimi është përballur me një situatë të paimagjinueshme dhune. Gjithçka ka ndodhur për arsyen e vetme se nusja kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit të saj, për të marrë ujë në mënyrë që të lante vajzën e saj 4 muajshe. Por burri i saj nuk kishte lëvizur nga vendi dhe nisur nga kjo situatë, ka lindur një konflikt me fjalë mes tyre çka ka detyruar vjehrrin të shkojë dhe të marrë ujin.

Por dhe vjehrri është larguar me nerva nga shtëpia, duke përplasur derën e banesës dhe është larguar për të marrë ujin.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në datën 5 shtator 2019 rreth 19:00 të pasdites, por fatmirësisht e dëmtuara E.Ibrahimi ka mundur të shkëputet nga tre dhunuesit dhe të hyjë në dhomën e gjumit të saj, ku ka qëndruar e mbyllur deri në mbërritjen e policisë së Elbasanit, e cila ka shoqëruar në komisariat të gjithë anëtarët e familjes Ibrahimi. Në kohën kur është paraqitur në komisariat vajza e re, E.Ibrahimi është shprehur se nuk ndihej mirë dhe për këtë ajo u dërgua për kujdes mjekësor së bashku me fëmijën e saj në repartin e Kirurgjisë Elbasan, pasi ajo në trup kishte shenja dhune. Rasti në fjalë tregon edhe një herë tjetër problemet e rënda që po kalon familja, ku rasti i Elbasanit tregon më së mirë vështirësitë dhe mentalitetin e ulët.

Në rrëfimin që disponon ‘Shqiptarja.com’, E.Ibrahimi tregon se është e martuar me H.Ibrahimi dhe kjo martesë ka ndodhur një vit më parë. Ibrahimi rezulton të jetë i dënuar për akuzën e “mbajtjes pa lejë të armëve të ftohta”, dënim për të cilin ai është ekstraduar nga Gjermania. Nga kjo martesë ka ardhur në jetë vajza e tyre, që në 11 shtator bën 4 muajsh. E dëmtuara E.Ibrahimi tregon si më poshtë se “…që nga koha që jam martuar me H. unë jam dhunuar psikologjikisht nga të tre personat, burri, vjehrri dhe vjehrra.

Ajo shpjegon se në 6 shtator 2019 jam dhunuar fizikisht nga burri im nga vjehrra dhe nga vjehrri…”. Gjithmonë sipas dëshmisë së saj rreth orës 19:00 i kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit për të marrë ujë pasi donte të lante fëmijën dhe në atë moment vjehrra A., i kishte thënë të shoqit të vetë G., se pse nuk u ngrite ti për të mbushur ujin fëmijës, ndërkohë vjehrri i ka bërtitur nuses, ku i thotë se “…pse nuk ma kërkove mua të mbush ujin e fëmijës…” dhe u largua me mbush ujë duke përplasur derën, ndërkohë vjehrra A., po më thoshte “…oj plehër…” ndërsa unë bëra sikur se dëgjova dhe mora vajzën dhe shkoj që ta laj ndërsa bashkëshorti H., dëgjonte dhe nuk fliste asnjë fjalë. “…në kohën që unë shkoj në dhomë me la fëmijën vjehrri mbylli derën duke më bërtiti dhe u afrua për të më qëlluar, unë hapa derën dhe i thirra bashkëshortit në këtë moment vjen bashkëshorti së bashku me vjehrrën nga kuzhina dhe vjehrri ma mori fëmijën nga dora dhe ja dha vjehrrës ndërkohë më kapi për fyti duke më thënë “…do të q… r… kam për të vrarë…”

Në kohën kur vjehrri më kapi prej fyti burri më mbante prej duar nga mbrapa në këtë kohë burri më lëshon duart dhe shkon te vjehrra se fëmija po qante shumë. Në këtë moment vjehrri më përplasi për tokë aty mora goditje në kokë, jam ngrit me shkuar te dera kryesore e shtëpisë me dalë me kërku ndihmë por vjehrra e mbylli derën kryesore me çelës në këtë kohë vjehrri vjen dhe më përplas sërish në dysheme, unë isha duke u ngrit dhe vjen burri im e më kap prej flokësh dhe me ngrenë në këmbë në këtë kohë vjehrra fillon dhe më godet me shuplaka dhe pikërisht në këtë moment, u kam ikur nga duart dhe jam mbyllur te dhoma e gjumit dhe kam njoftuar policinë te numri 129 dhe kam kërkuar ndihmë. Kam pritur e mbyllur në dhomë deri sa erdhi policia dhe më dha ndihmë ku së bashku me ata të tre unë erdha në polici. E dëmtuara E.Ibrahimi ka shpjeguar se shkak i këtij sherri ka qenë se ajo i kërkoi ujë për të larë fëmijën burrit dhe jo vjehrrit, “shkak tjetër besoj se është dhe fakti se unë i kam bërë me dije familjes dhe njerëzit e mi, për dhunën psikologjike dhe presionet që kanë ushtruar ndaj meje sistematikisht këta tre persona që prej një viti dhe që përfundoi sot me dhunë fizike”. Lidhur me këtë ngjarje kaq të rëndë, ku tre anëtarët e një familje keqtrajtojnë në prezencë të foshnjës 4 muajshe nusen e tyre, policia e Elbasanit ka arrestuar babë e bir G.Ibrahimi dhe H.Ibrahimi, të cilët pritet të dalin këtë javë para gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë prokuroria e Elbasanit. Ndërkohë vjehrra e të dëmtuarës do ndiqet në gjendje të lirë për akuzën e “Dhunës në familje”.

Ndërkohë pas dhunimit nga tre anëtarët e familjes, e dëmtuara E.Ibrahimi ka shfaqur kërkesën në polici që të strehohej në banesën e prindërve të saj, pasi në shtëpinë e burrit nuk e ndjente veten të sigurt. Në vijim të hetimeve policia e Elbasanit ka marrë në pyetje dhe babanë e vajzës së të dëmtuar, i cili ka pohuar se është telefonuar nga e bija duke i treguar se çfarë kishte ndodhur. Sipas tij vajza i ka thënë: “…më kanë rrahur vjehrri me vjehrrën dhe burri, dy e kishin mbajt dhe një e rrihte…e kanë rrahur që të tre me radhë ndërkohë që e rrihnin dhe e kanë kërcënuar…”. Sipas tij e bija i ka vënë në dijeni dhe për dhunën psikologjike që ka pasur prej tyre ku ndërmjet dhunës psikologjike, ajo ankohej se dhe e fyenin me fjalë fyese të llojeve të ndryshme. “…para një muaji rreth datës 7-8 gusht unë kam taku krushkun G., me gjithë dhëndrin H., në Tiranë ku i kam kërkuar shpjegime për situatën nën dhunë psikologjike që e kishin vënë vajzën time dhe ata më kanë kërkuar falje dhe më premtuan se nuk do të ndodhi më një situatë e tillë. Por me sa shoh kjo situatë jo që nuk u përsërit por përfundoi në dhunë fizike…”.

/a.r

Next Post
Basha: Çdo vendin i kësaj qeverie është kundër biznesit të vogël

Dorëheqja e Bogdanit, Basha publikon emrin e zëvendësuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj paguan avokat amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

“Veliaj paguan avokat amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

February 5, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Pse emigranti nga Librazhdi u zhgënjye me Kanadanë?

February 5, 2026
Shqipëria, në hartën e data centers/ Cilat qytete kanë kushtet më të mira për investime digjitale?

Shqipëria, në hartën e data centers/ Cilat qytete kanë kushtet më të mira për investime digjitale?

February 5, 2026
Mbi 7 mijë raste me kancer në 2025, 2.5% rritje çdo vit! Dominon kanceri i gjirit, shtohen rastet në aparatin tretës

Mbi 7 mijë raste me kancer në 2025, 2.5% rritje çdo vit! Dominon kanceri i gjirit, shtohen rastet në aparatin tretës

February 5, 2026
“Skandali Epstein trondit Britaninë, jo SHBA-në”, analiza e CNN: Starmer në rrezik, Trump i paprekur

“Skandali Epstein trondit Britaninë, jo SHBA-në”, analiza e CNN: Starmer në rrezik, Trump i paprekur

February 5, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

February 5, 2026
Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e anëtarit më të ri që do i bashkohet familjes mbretërore

Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e anëtarit më të ri që do i bashkohet familjes mbretërore

February 5, 2026
KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

February 5, 2026
Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

February 5, 2026
Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In