Një 75-vjeçare u gjet e masakruar me thika në fytyrë dhe trup, për t’u gjetur më pas e mbështjellë me çarçaf në bodrumin e pallatit ku banonte në Volos.
E moshuara u gjet e vrarë nga Policia pasi motra e saj denoncoi se nuk i përgjigjej në telefon që më 4 nëntor.
Efthalia Avramidou-Alexouli mendohet se është vrarë nga një 40-vjeçar, me të cilin kishte lidhje familjare. I riu i kishte kërkuar kumbarës së tij para dhe kur ka hasur në kundërshti e vrau duke e masakruar me thika.
Mendohet se gruaja është vrarë në shtëpinë e katit të 1-rë, ku viktima jetonte me të birin, i cili kishte probleme me shëndetin mendor./m.j