• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“I kërkoi 300 mijë euro për fushatë”/ Dëshmia e bashkëshortes së Ismailajt: Si e shantazhonte Meta

by A R
22/10/2024 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta TemA ka siguruar dosjen hetimore të SPAK-ut për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili u arrestua mesditën e djeshme.

Ndër të tjera në dosjen hetimore janë dhe intervistat e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, Vosjava Ismailajt, e cila rrëfen se Meta i kërkonte para Kastriot Ismailajt për fushatën elektorale.

Vosjava Ismailaj ka treguar se Meta i ka kerkuar 300 mijë euro Kastriot Ismailaj për fushatën elektorale, ndërsa shton se shantazhet dhe presionet vijonin, edhe pse Ismailaj ishte në burg.

“Kështu, sipas procesverbalit të datës 04.04.2018 “Për këqyrjen dhe dokumentimin, në regjistrimet audio dhe video, të intervistës të dhënë nga Vojsava Ismailaj gazetarit Fatos Kastrioti e kishte mik Ilir Metën dhe Mahmutaj”, shtetësja Vosjava Ismailaj ke deklaruar se:

Deri në fund të vitit 2012 marrëdhëniet e tij me Metën kanë qenë tepër të ngushta. Ovsh në kohën para se të bëhej Kryeministër apo dhe person i rëndësishëm në politikë. Ilir Meta bashke me bashkëshorten e tij, Moniken, shpesh herë kane ardhur në shtëpinë tonë. Kane kaluar se bashku dreka dhe darka. I kishte forcuar lidhjet me Kastriotin që në kohën e krijimit të FRESH- it.

Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht. Për t’ju rikthver historisë së CEZ-it. po sjell vetëm një shembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kerkonie Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë Jo vetëm nga ai.

Mjaft që të shohësh sms-të që Ilir Meta i ka derguar Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qënë gjithashtu shpesh nen presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale. Di shumë, jo vetëm një. Por këto i di më mirë Kastrioti. Atë që mund të them unë është se në kohën që u prish kontrata e DIA me CEZ, Kastrioti ka qënë shumë i shqetësuar se Ilir Meta i kërkonte një shumë të madhe Eurosh…”.

Sipas organit të akuzës, nga kjo intervistë e shtetases Vojsava Ismailaj, përftohet e dhëna konkrete se shtetasi Ilir Meta, në cilësinë e funksionarit të lartë publik ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Kastriot Imsilaj në këmbim të sigurimit nga ana e këtij të fundit të kontratës CEZ-DIA.

Po kështu, edhe vetë shtetasi Fatos Mahmutaj, i pyetur datën 22.01.2024 lidhur me rrethanat e zhvillimit të intervistës me shtetasen Vojsava Ismailaj dhe çfarë ka komunikuar me të, ndër të tjera, ky shtetas ka deklaruar se: “… Gjatë zhvillimit të intervistës, kemi patur rreth 3 ndërprerje të regjistrimit për shkak se Vojsava emocionohej dhe dilte nga vetvetja duke akuzuar Ilir Metën.

Për shembull një detaj që nuk është në intervistën bruto të publikuar, ajo më ka thënë: “…Ilir Meta kishte fushatën elektorale. Dhe erdhi te Kastrioti dhe i kërkoi 300,000 (treqind mijë) Euro. Kastrioti ia dha. Ai me paturpësinë e tij dhe pangopësinë erdhi dhe kërkoi prapë para.

Kastrioti nuk i dha. I tha që nuk kam më para. Dhe kuotën time te partia e kam paguar. Ai këmbëngulte duke bërë presion. Tani që Kastrioti është në burg, ai vazhdon të kërkojë para me forma presioni. … Unë nuk kam para për të paguar këto shantazhe të Ilir Metës ndaj zgjodha që të ikja për sigurinë e djalit tim””, thuhet në dosjen hetimore.

/a.r

Next Post
“Berisha-Meta, jo miqësi të vërtetë”, Ben Andoni: Me protestat e opozitës po luftohet për…

Tetori i  “revolucioneve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

April 2, 2026
Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In