• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“I kemi mbrojtur me luftë”- Daçiç kërkon “gjak”, ministri serb bën tjetër deklaratë provokuese: Prizreni ishte kryeqyteti ynë, do presim dhe pak…!

by A. Q
12/10/2026 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm i Serbisë, dhe udhëheqësi i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, e ka vënë çështjen e Kosovës në qendër të fushatës së tij për zgjedhjet e përgjithshme të 25 tetorit në Serbi.

Pasi shkaktoi stuhi në Tiranë e Prishtinë me deklaratën se flamuri i Serbisë do të valëvitej sërish në Prizren, Daçiç nuk hezitoi të ripërsëriste këtë qëndrim në një tubim të ri elektoral në Beograd, duke sfiduar edhe ish- ministrin gjerman, Michael Roth, që, siç tha, e kishte sulmuar për një koment të tillë….

“Ai tha: Si guxon Daçiç të thotë diçka të tillë? Epo, unë guxoj! Ne jemi ndryshe nga të tjerët. Guxojmë, sepse kështu mendojmë dhe sepse Kosovën e Metohinë i kemi mbrojtur me luftë.

E sidomos unë guxoj ta them këtë, sepse kam lindur në Prizren, ku sot jetojnë më shumë se 20 serbë. Tridhjetë vjet më parë, atje jetonin më shumë se 10.000 prej tyre.

Dhe tetë shekuj më parë, aty ndodhej kryeqyteti i parë serb. Nuk ka pse të ndodhë nesër, por do të ndodhë ashtu siç kemi bërë edhe më parë. Ne pritëm katër shekuj e gjysmë dhe e shenjtëruam Kosovën në Kumanovë”.

Ai tha se Kosova dhe Metohia, siç e quajti, nuk është një mit, por një luftë e vazhdueshme për territorin e tyre dhe se nuk ka Serbi pa Kosovë. Daçiç vlerësoi lart figurën e Millosheviçit, që sipas tij i ktheu lavdinë serbëve, dhe quajti Kinën e Rusinë si miqtë më të mirë të vendit, pasi e mbështesnin Serbinë për çështjen e Kosovës.

“Unë ndihmova më shumë se 20 vende të tërheqin njohjen e tyre për pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë. Nëse ne jemi faktor, do të vazhdojmë me atë politikë. Edhe 10, 20 vende të tjera do të tërheqin njohjen e tyre për Kosovën.

Ne po e vazhdojmë këtë luftë. Rusia, Kina dhe të tjerët që votojnë kundër Kosovës në organizatat ndërkombëtare janë miqtë tanë. Dhe asnjë sanksion, asnjë armiqësi ndaj tyre nuk është në diskutim. Unë nuk jam rusofil, jam serbofil. Na duhet kjo për hir të Serbisë”.

Daçiç shprehu qëllimin për të kandiduar si president i vendit, kur të shpallet zgjedhjet presidenciale. Partia e Daçiç, e cila është themeluar nga vetë Millosheviçi garon me sloganin, Faktori i Stabilitetit, term i cili u përdorë nga diplomatë ndërkombëtar për të përshkruar rolin e kriminelit të luftës në vitet 90-të, para se ai të përfundonte në Hagë.

Next Post
Tjetër sulm i përgjakshëm me thikë në Poloni, i treti në pak ditë! Plagosen tre persona në një kolegj në Varshavë

Pas sulmeve seriale me thikë nëpër shkolla, Polonia mobilizon mbi 20 mijë policë për sigurinë! Tusk: Nuk do të ketë tolerancë ndaj dhunës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com