• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I kanë me vulë e firmë/ Vendimet familjare në kohën e Bashës në Bashki, PD habit: ‘S’janë konflikt interesi’!

by Java News
22/12/2018 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nxitoi mbrëmjen e djeshme kur u shfajësua për lejen e ndërtimit që kishte marrë në vitin 2014, duke thënë se asokohe ishte deputete dhe jo nënkryetare bashkie, e për pasojë nuk ka konflikt interesi.

Por, provat tregojnë krejt të kundërtën. Vërtet Tabaku në vitin 2014 ishte deputete e PD, kur u emetua leja për ndërtimin e një pallati me një sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrorë, por procedurat për marrjen e saj kanë filluar shumë më herët, pikërisht në kohën kur ajo ishte nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.

Më konkretisht, Plani i Detajuar Vendor i lejes së ndërtimit që ka marrë Tabaku është bërë në 12 gusht 2013, çka tregon se procedurat për marrjen e lejes kanë nisur kur Tabaku ishte nënkryetare. Por, ndryshe nga shefi i saj, Tabaku ka qenë pak më e rafinuar në këtë drejtim, pasi lejen e ndërtimit nuk ja ka dhënë direkt vetes.

Plani vendor i lejes së ndërtimit

Vërtet Jorida Tabaku ka qenë kandidate në atë kohë për deputete, por dorëheqja e saj ka ardhur shumë më vonë. Ajo është zëvendësuar nga Enno Bozdo në 31 shtator të 2013-s. Sipas Kodit Zgjedhor, ajo nuk ka qenë në konflikt interesi për të kandiduar si deputete pasi posti i nënkryetarit të Bashkisë është me emërim. Për pasojë, ajo ka vijuar ta ushtrojë edhe detyrën si nënkryetare deri në shtator 2013.

Një muaj para largimit nga Bashkia pasi do bënte betimin si deputete, është miratuar edhe Plani i Detajuar Vendor, që një vit më pas do e shpërblente me ndërtimin e një pallati. Ashtu si edhe në rastin e Bashës, është një praktikë që bie ndesh me ligjin e konfliktit të interesit./raport.tv

Leja zhvillimore që ka marrë Tabaku

a.meta

Next Post
Mashtrimet përmes thirrjeve me prefikse të huaja, AKEP: Ja si duhet të veproni!

STUDIMI: Telefonat celularë nuk shkaktojnë tumore në tru!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In