• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I kam parë me sytë e mi, janë…”/ Ristani i përgjigjet Bardhit: Nëse Basha ka dyshime, të shkojë tek Paloka të verifikojë firmat

by Java News
10/11/2021 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorëzimi i 4200 firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar nga ish-kryeministri Berisha në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, ka hapur një debat në rradhët e demokratëve përsa i përket procedurës së ndjekur.

Në një prononcim për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se firmat duhet të dorëzohen në sekretariat dhe firmat të mos mbahen të fshehta.

Për këtë çështje ka reaguar dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani i cili ka shpjeguar sipas tij, rrugën që duhet ndjekur për të verifikuar firmat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Ristani tha se verifikimi i firmave nuk mund të bëhet nga Sekretariati i partisë, pasi sipas tij, ai është antistatutor. Por, Ristani thotë se një përfaqësues nga sekretariati ose i kryetarit, mund të shkojë në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Palokës, dhe të bëjë verifikimin e firmave në praninë e tij.

“Nuk ka një ndryshim të momentit të fundit. Kuvendi në këtë rast po mblidhet jo në një procedurë normale. Kuvendi vetëmblidhet nga thirrja e ¼ të anëtarëve të Kuvendit. Verifikimi i mandateve të çdo Kuvendi të çdo partie, është vetë ajo që i verifikon mandatet. Kuvendi e thërret ¼ në këtë rast. Vetë Kuvendi kur do të mblidhet do të bëjë vetëverifikimin e mandateve. Janë të ftuar gjatë mbledhjes së Kuvendit, dhe pakica që ka kundërshtim kur të verifikojë mandatet. Aty do të ketë tavolina që do të regjistrohen, do marrim kartat e identitetit. Do jetë një procedurë transparente. PD herën e fundit në Kuvendin Kombëtar të PD, sipas deklarimeve zyrtare kanë marrë pjesë 5300 veta. U bë përpara një muaji ky Kuvend. Statuti nuk iu njeh të drejtën institucioneve të tjera të partisë për të bërë verifikime. Statuti nuk ka asnjë paragraf që t’i njohë të drejtën dikujt që të verifikojë këto gjëra. Firmat janë depozituar në PD në organin më të lartë në periudhën mes dy Kuvendeve që është Këshilli Kombëtar. Kushdo nga administrate dhe qoftë nga kryetari të shkojë në zyrën e kryetarit të Këshillit Komëbtar të shikojë firmat që janë aty.

E dyta, janë depozituar aty pasi ka një problem me sekretariatin e partisë Demokratike pasi qëndron në karrige në kundërshtim me statutin dhe nuk është zgjedhur me votë të fshehtë dhe kandidatura alternative. Ka deklarim zyrtar të PD-së që listat me firmat e anëtarëve të demokratëve për shkak të të dhënave personale. I kam parë me sytë e mi që janë 4200 firma. U bë njoftimi zyrtar sot. U bë konferenca për shtyp i Berishës, dhe do ketë njoftim zyrtar. Do bëhet njoftim në emër të ¼ të firmave të anëtarëve të Kuvendit KOmbëtar. PD zyrtare është Kuvendi. Së pari, duhet të kuptoni që organizimi i partisë është i ndryshëm nga ai i Kuvendit. Nuk parashikohet në statutin e partisë, verifikimi i kaligrafisë së anëtarëve të Kuvendit. Në ditën që mblidhet Kuvendi Kombëtar, do të vijnë aty anëtarët, ne do të kemi një listë. Bëhet verifikimi vetëm nga Kuvendi. Shpallet data, kanë kërkuar mbi 1/4 . Nuk mund t’i dish ti. Nëse do që ta dijë kush janë, mund të shkojë në zyra dhe të shohë firmat. Firmat janë dërguar tek organi më i lartë drejtues i PD-së, Këshilli kombëtar. Organi më i lartë është Këshilli mes dy Kuvendeve. Ju sqarova që Sekretariati është në kundërshtim” – tha Ristani.

g.kosovari

Next Post
Bardhi: Nëse vërtetohet që 1/4 e firmëtarëve janë anëtarë, nis procedura për mbledhjen e Kuvendit

Bardhi: Nëse vërtetohet që 1/4 e firmëtarëve janë anëtarë, nis procedura për mbledhjen e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia, si flamur i flamingove?

Drejtësia, si flamur i flamingove?

September 15, 2026
SHBA paralajmëron BE-në: Hiqni përparësinë për produktet “Made in Europe”, ose…

SHBA paralajmëron BE-në: Hiqni përparësinë për produktet “Made in Europe”, ose…

September 15, 2026
Masakër në një “Exchange” në Turqi, 3 të vrarë nga të shtënat me armë në Stamboll! Arrestohet një i dyshuar, zbulohet shkaku

Masakër në një “Exchange” në Turqi, 3 të vrarë nga të shtënat me armë në Stamboll! Arrestohet një i dyshuar, zbulohet shkaku

September 15, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Britania e Madhe, SHBA dhe Holanda: Aktorë të lidhur Iranin po godasin disidentët përmes sulmeve kibernetike!

September 15, 2026
‘Ballkani është fuçi baruti!’- Kongresmeni amerikan apel Hagës: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së të mos ndikohet nga paragjykimet!

‘Ballkani është fuçi baruti!’- Kongresmeni amerikan apel Hagës: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së të mos ndikohet nga paragjykimet!

September 15, 2026
FOTO/ “Çlirimtarë, sillini në shtëpi” – Kosova ‘vishet’ me flamuj e portrete para aktgjykimit në Hagë

FOTO/ “Çlirimtarë, sillini në shtëpi” – Kosova ‘vishet’ me flamuj e portrete para aktgjykimit në Hagë

September 15, 2026

Berishës i duket SHBA ‘lavatriçe’ që flet në emër të Trump pas kthimit?!

September 15, 2026
Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

September 15, 2026
VIDEO/ Çmimet në Gjermani që habisin shqiptarët: Qumësht, makarona e djathë nën 1 euro

VIDEO/ Çmimet në Gjermani që habisin shqiptarët: Qumësht, makarona e djathë nën 1 euro

September 15, 2026
Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat

Drejtësia, si flamur i flamingove?

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com