• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I kaluan privatit fushën e Laprakës, të pestë gjyqtarët ngelën në Vetting

by A R
10/10/2018 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa banorë të Laprakës protestuan sot kundër një vendimi që Gjykata e Tiranës ka marrë në vitin 2012, duke vendosur që t’ia jepte privatit terrenin sportiv të lagjes, konkretisht fushë futbolli. Sipas banorëve, synimi i këtij vendimi ishte që Bashkia e Tiranës, e drejtuar asokohe nga Lulzim Basha, ta kthente atë hapësirë që deri në vitin 2012 kishte shërbyer si mjedis publik, në objekt ndërtimi.

Prona në fjalë, ku aktualisht ndodhet fusha e sportit, i është kthyer pronarëve me një urdhër ekzekutiv nr. 5920 të datës 28.06.2012 nga Gjykata e Tiranës, në kohën kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha dhe kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Por, në një reagim të sajin për mediat, administrata e sotme e Bashkisë së Tiranës ka qartësuar banorët se terreni sportiv do të mbetet siç është dhe aty nuk ka asnjë leje ndërtimi për pallat. Madje, është vendosur që me Buxhetin e ri, për vitin 2019, fusha do të futet në procedurat e shpronësimit, për të qëndruar fushë futbolli për banorët e lagjes.

Megjithatë, në këtë histori ajo që bie në sy është përbërja e trupës gjyqësore, e cila në vitin 2012 mori vendimin që këtë pronë publike t’ia kalojë privatit, duke ngjallur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive. Për më tepër, siç vërtetohet edhe nga historiku i vendimeve të gjykatës për këtë çështje (sin ë rastin e vendimit 5418, date 09.07.2007, shkalla e parë), Bashkia e Tiranës, në vitet kur drejtohej nga Edi Rama, e ka kundërshtuar me forcë dhënien e terrenit sportiv privatëve.

Me sa duket, gjithçka u bë realitet me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës. Të pestë gjyqtarët që kanë marrë vendimin në vitin 2012, tashmë janë të larguar nga sistemi i drejtësisë pasi ose kanë rezultuar si të dënuar për korrupsion ose nuk kanë mundur që të kalojë filtrin e Vettingut, duke dhënë dorëheqjen për t’i shpëtuar kontrollit të figurës profesionale dhe morale.

Besnik Imeraj, Ardian Nuni, Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea dhe Mirela Fana janë cilësuar të papërshtatshëm për të ushtruar detyrën e gjyqtarit përmes një procesi të hapur. Gjyqtarja Majlinda Andrea është një emër i njohur për opinionin publik pasi në vitin 2016, sëbashku me burrin e saj u kapën duke i marrë 50 mijë euro një shtetasi. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj u shpallën në kërkim nga policia dhe në qershor të këtij viti u dënua me 4 vite burg me kusht.

Gjyqtarja Fana në vitin 2017 i paraqiti dorëheqjen presidentit për t’u larguar nga sistemi i drejtësisë, duke i shpëtuar në këtë mënyrë vettingut. Po ashtu, më pas janë larguar edhe 3 gjyqtarët e tjerë të çështjes në fjalë.

Ndërkaq, në një reagim të tijin, deputeti i PS, Ulsi Manja, deklaroi se “gjykatat e korruptuara të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës koordinuan kthimin e fushës së Laprakës në truall ndërtimi!”.

Sipas tij, vendimi i gjykatës është marrë vetëm një vit përpara se PD të linte pushtetin në 2013.

/b.d

Next Post
Speciale/Të gjitha ato që nuk u thanë prej mbledhjes maratonë në Kryesinë e PD

Basha takohet për herë të parë me ambasadorin Luigi Soreca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I doli emri në dosjen Epstein, ish-ministri jep dorëheqjen: Nuk dua t’i shkaktojë më shumë turp partisë!

I doli emri në dosjen Epstein, ish-ministri jep dorëheqjen: Nuk dua t’i shkaktojë më shumë turp partisë!

February 2, 2026
SHBA nën “kthetrat” e dimrit: Kaos në transport, mijëra familje pa energji elektrike

SHBA nën “kthetrat” e dimrit: Kaos në transport, mijëra familje pa energji elektrike

February 2, 2026
Kishin një rrjet shtëpish bari, prodhonin e shisnin…/ Gjykata angleze, 40 vite burg 7 shqiptarëve

Përshtati dy banesa për kultivim kanabisi me llamba, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës

February 2, 2026
Pagat e gjyqtarëve, Rama-Kushtetueses: Mos i lini një njollë të madhe turpi Shqipërisë!

Pagat e gjyqtarëve, Rama-Kushtetueses: Mos i lini një njollë të madhe turpi Shqipërisë!

February 2, 2026
Horoskopi 30 maj- 5 qershor 2022: Ju pret një javë shumë e vështirë

Horoskopi Javor për datat 2 deri në 8 Shkurt 2026; Parashikimi i yjeve për dashurinë, punën dhe financat

February 2, 2026
Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

February 2, 2026
Berisha i fshihet SPAK-ut, kreu i opozitës nuk paraqitet për “21 Janarin”

Standardet e SPAK-GJKKO: Agim Ismailaj e Ilir Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo!

February 2, 2026
Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

February 2, 2026
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

February 2, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Territorialja” mblidhet pa PD,! Sot afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën në komision

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In