• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“I jepet fund kontratave 1 euro, por duhet kujdes kur..” Braçe për ligjin e PPP: Transparenca nuk është e plotë

by Os De
11/12/2025 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I jepet fund kontratave 1 euro, por duhet kujdes kur operohet në fushat e rendit dhe sigurisë publike! Mungon transparenca 

Deputeti socialist Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend për projektligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, e cilësoi nismën si një garanci të rëndësishme për përmirësimin e kuadrit ligjor në këtë fushë, duke theksuar se “askush nuk mund të pretendojë se BE kërkon mosmiratimin e këtij ligji”. 

Braçe u ndal te pika që ndalon dhënien e kontratave koncesionare me vlerë 1 euro apo transferimin e pasurive publike me vlerë simbolike, një praktikë që ai e ka kritikuar prej vitesh: “Jam i kënaqur që kjo hapësirë është hequr nga ligji.” 

Ai theksoi se projektiligji forcon garën e hapur dhe transparencën në dhënien e kontratave, por ngriti edhe disa vërejtje mbi fushën e gjerë të zbatimit të koncesioneve dhe PPP-ve. Sipas tij, këto instrumente nuk duhet të përdoren në sektorë që lidhen me rendin dhe sigurinë publike, duke kujtuar si shembull rikthimin e prodhimit të pasaportave dhe ID-ve nën kontroll shtetëror. 

Braçe kërkoi që gara e hapur të shtrihet edhe për PPP-të, duke kujtuar përvojat problematike me transferimin e kontratave, si rasti i aeroportit të Rinasit apo përqendrimi i madh i shërbimeve në shëndetësi “te vetëm dy pronarë, pa përfitime domethënëse për publikun”. 

Ai theksoi se transparenca ende mbetet e mangët si para dhënies, ashtu edhe pas nënshkrimit të kontratave koncesionare, dhe se mungon një kontroll i fortë mbi zbatimin e tyre. Braçe kërkoi detyrim të qartë për identifikimin e pronarëve përfitues, duke theksuar se “shpesh fshihen pas strukturave offshore”. 

Erion Braçe: Garanci e rëndësishëm në përmbushjen e kuadrit legjislativi në këtë fushë. Nuk besoj se del dikush që të thotë BE kërkon që ky ligj të mos miratohet. 

Vazhdimisht kemi ngritur shqetësimin edhe këtu, e kontratave koncesioneve me vlerë 1 euro apo transferimin e pasurive publike me vlerë 1 euro. Më vjen mirë që edhe kjo pikë nuk gjendjet mirë në koncesionet. Nuk do ketë instrument të dhënies kontrata koncesionare me vlerë 1 euro. Elementi tjetër i mirë ka të bëjmë me garën e hapur për kontrata koncesionare për të shkuar te këto kontrata. Transparenca është vlerë e shtuar në këtë fushë. 

Kam vërejte, e para fushë e gjerë për operimin me këto instrumente. Ligji duhet të kishte sjellë në vëmendje që me këto dy instrumente nuk operohet në fusha për rendin dhe sigurinë publike. Kemi bërë hap përpara që për prodhimin e pasaportave apo ID, e kemi në domen shtetëror dhe jo në kompani private. Së dyti gara e hapur si element kyç për definimin me kontratat koncesioneve duhet të shtrihet edhe në kontratat e PPP. Kemi patur përvoja shumë të hidhura lidhur me transferimin e kontratave. Aeroporti i Rinasit devijoi në një konsorcium kinez. Transferimi i kontratave ka sjellë që nuk marrin maksimumin e mundshëm të përfitimeve. Edhe në shëndetësi kemi një përqendrim shumë të madh në një dy pronarë por nuk kemi marrë ndonjë përfitim që të lë pa mend. Dy definicione, vlera për paratë, risku operativ. 

Mendoj se transparenca nuk është e plotë, qoftë para dhënies së kontratave koncesionare qoftë pas. Nuk kemi kontroll sinjifikativ të zbatimit të këtyre kontratave. Detyrim për pronarit përfitues të identifikueshëm. Shpesh shfaqen të fshehur dhe vijnë nga vende offshore. 

 

 

Next Post
VIDEO-Me gotë në çantë, kreu i ri i SPAK.. Çfarë nuk u pa në mbledhje?

VIDEO-Me gotë në çantë, kreu i ri i SPAK.. Çfarë nuk u pa në mbledhje?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In