Që nga momenti që është strukur në zyrën e tij, duke qenë fizikisht larg zyrave të PD dhe sigurisht larg zyrave të pushtetit, Berisha është bërë fans i madh i rrjeteve sociale.
Mirëpo kjo ka sjellë edhe pasojat e veta jo fort të këndshme për këdo që bën një fotografi me një nga kundërshtarët e tij politikë.
Postimi i mëposhtëm i Berishës ku akuzon një person që quhet Endri Peza (i cili ka bërë një foto me kryeministrin) si i lidhur më botën e krimit etj etj, është “viktima” e radhës, pasi në Facebook-un e doktorit ka çdo javë të tillë.
Në fakt Berisha ka dalë bllof, sepse ka qenë vetë Peza qè i ka shkruar në Facebook se asgjë nga ç’thotë doktori nuk është e vërtetë. Ai ka nxjerrë gjithashtu edhe deshminë e penalitetit ku rezulton i pastër.
Facebook-u është khyer në sëmundje për shoqërinë e larg o Zot kur bie në dorë të politikanëve.











