• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I infektuar me COVID/ Trump bën shëtitje me makinë jashtë spitalit. Mjekët kritikojnë veprimin e tij

by Java News
05/10/2020 07:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi postoi në Twitter një video mbrëmjen e së dielës ku thoshte se po “merrte raporte të shkëlqyera” nga mjekët, Presidenti Trump premtoi një befasi të vogël për mbështetësit e tij jashtë spitalit ku po trajtohej për COVID-19.

Ai pastaj u largua përkohësisht nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed brenda një automobili të blinduar i shoqëruar nga agjentë të Shërbimit Sekret, për të përshëndetur mbështetësit që kishin ardhur jashtë spitalit dhe që brohorisnin me flamuj në duar.

Presidenti Donald Trump u largua për pak kohë nga dhoma e tij e spitalit në Qendrën Mjekësore Walter Reed për të falënderuar mbështetësit e rreshtuar jashtë spitalit

“Presidenti Trump bëri një udhëtim të shkurtër me autokolonë, që u vendos në minutën e fundit, për të përshëndetur përkrahësit e tij jashtë dhe tani është kthyer në Suitën Presidenciale brenda spitalit Walter Reed,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere në një deklaratë.

Një mjek në siptalin Walter Reed e quajti veprimin të papërgjegjshëm.

Dr. James Phillips, i cili është gjithashtu shef i mjekësisë së fatkeqësive natyrore në Universitetin George Washington, shkroi në Twitter se automjeti special ku ndodhej presidenti është i izoluar ndaj një sulmi kimik.

Presidenti Trump u drejtua nga mbështetësit e tij ku ai u tundi atyre nga SUV dhe ai mbajti një maskë fytyre gjatë udhëtimit të shkurtër

“Rreziku i transmetimit të COVID19 brenda tij është aq i lartë sa i tejkalon procedurave mjekësore. Papërgjegjshmëria e treguar është befasuese. Mendimet e mia janë me Shërbimin Sekret që ishte i detyruar ta shoqëronte,” shkruan Dr. Phillips, duke iu referuar shoferit dhe një agjenti shoqërues në sediljen e përparme, të cilët dukej se mbanin maska, mburoja fytyre dhe kostum për t’u mbrojtur nga infektimi.

“Ishin marrë masat e duhura paraprake për ekzekutimin e kësaj lëvizjeje për të mbrojtur presidentin dhe të gjithë ata që e mbështesin, përfshirë mjete mbrojtëse personale,” tha zoti Deere, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. “Lëvizja u realizua me lejen e ekipit mjekësor si diçka e sigurt, që mund të bëhej.”

g.kosovari

Next Post
Sezoni i pushimeve në Evropë po përfundon, por cilat janë vendet ku mund të udhëtohet pavarësisht COVID

'Situata po bëhet kritike'/ Paralajmërimi i OBSH për krerët e shteteve: Forconi masat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In