Ka ndërruar jetë sot në moshën 75-vjeçare ish-Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Selim Veizi.
Veizi ishte infektuar me Covid 19 dhe prej disa ditësh ishte në luftë për jetën, të cilën fatkeqësisht e humbi.
Selim Veizi ka qenë Kryetari i parë i Bashkisë Kavajë në mandatin 1992-1996.