Trajneri i Partizanit, Ilir Daja është vetizoluar në shtëpi dhe do të mungojë në sfidën e sotme ndaj Bylisit.
Klubi njofton zyrtarisht se Daja ka patur disa shqetësime gastrointenstinale të shoqëruara me një gjendje të lehtë virale.
Nuk është konfirmuar ende nëse Daja është pozitiv ndaj COVID-19 apo jo, por momentalisht ai qëndron në shtëpi i vetizoluar prej problemeve që ka shfaqur.
NJOFTIM NGA KF PARTIZANI
FK Partizani njofton se traineri Ilir Daja do të mungojë sot në takimin Partizani – Bylis i vlefshëm për javën e 9 të kategorisë superiore dhe ekipi do të drejtohet nga ndihmësit e tij Pollozhani, Kalari dhe Bozhiqi. Traineri Daja ka patur disa shqetësime gastrointestinale të shoqëruara me një gjendje të lehtë virale. Duke ju përmbajtur dhe respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore në këtë situatë të pandemisë së covid 19 Daja është vetëizoluar në shtëpi. Klubi i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në drejtimin e skuadrës trainerit Ilir Daja.