Deklarata e Bes Kallakut në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku tha se Ermali me filmat bën biznes, ndërsa ai vetë komedi, ka shkaktuar një debat të fortë të rrjet.
Pas reagimeve jo të drejtpërdrejta, Ermal Mamaqi sapo ka bërë një postim në Instagram, për këtë çështje.
Duke treguar arritjet e filmit të tij “Dy gisht mjaltë”, Ermali thotë se i ka ardhur shumë keq për atë çfarë ka dëgjuar nga kolegu i tij në emision.
Mamaqi shkruan:
Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time . Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor?
E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen… Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice.
2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu siç shkojnë 2milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e Filmave.