• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I hodhën acid në fytyrë/ Vajza tregon historinë e jetës: Punoja dhe jetoja me maskë. Njerëzit më shikonin me çudi dhe mëshirë

by Java News
07/12/2021 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vilma Dule ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “ABC-ja e mëngjesit” për ngjarjen e rëndë që i ndodhi në gusht të vitit 2013, ku u sulmua me acid në fytyrë. Ajo rrëfeu se nuk do të kthehet më në Shqipëri pasi agresorët nuk janë arrestuar dhe ndihet e kërcënuar.

“Është e lehtë të flasësh në këtë pikë, jam kuruar dhe fizikisht, nuk është aq e lehtë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që kur sulmojmë një femër shkatërrojmë një botë, botën e saj, mikrobotën e vogël që e shoqëron femrën., sulmi me acid është tradicion i kulturave indiane, kundër identiteti sepse ai që sulmon nuk do ti bëjë keq. Nuk donin të shkatërronin lëkurën time për identitetin tim, kjo është ajo që nuk kam lejuar të ndodhë sepse pasi dola nga spitali i premtova veten tre gjëra.

E para të mos viktimizohem, nuk kam bërë asgjë për të qenë një viktimë. I kam premtuar që të mos shikoj asnjëherë pas. Kush e ka lënë Shqipërinë pa dëshirë më kupton se çfarë do të thotë kjo gjë. I ngjava pak gjyshes time dhe ajo u çrrënjësua, ironike se si fati u përsërit tek mua, u largova nga Shqipëria, personat nuk u dënuan nuk kthehem dot më në Shqipëri.”, rrëfeu ajo duke shtuar:

“Mëshirë sepse falja ia jep një njeriu që ta kërkon kurse mëshirën ia jep të gjithave, një person që arrin të sulmojë, në atë formë si ma bënë mua, kam mëshirë për ata sepse duhet të jesh një njeri me shpirt të vogël të planifikosh në detaje agresionin e një femre, të arrish të bësh në dritën e diellit në mes të Tiranës. Kam mëshirë për botën e tyre të vogël për njerëzit që i rrethojnë, për ato nëna dhe gra që i rrethojnë.”, tha ajo.

Tani, ajo është kthyer në një shembull frymëzues. Ka hapur një ekspozitë të titulluar “Persona”, për të cilën ndau detaje gjatë intervistës. “Jam kuruar në Francë dhe ka një sistem kurimi shumë special, ti nëse digjesh ke një qendër rehabilitimi ku shkon dhe kurohesh. Prodhohen maska, të cilat një i djegur t’i mbajë 24 orë, i kam veshur për 5 vite.

Gjatë kësaj periudhe që e mbaja maskën punoja dhe jetoja, ndodhi që shikoja reagimet e njerëzve që më shikonin me çudi, kuriozitet, mëshirë dhe lindi në mua nevoja për të transferuar sensin e kësaj maske nga një objekt mjekësor në art. Çdo njeriu mund ta gjente veten ne këtë projekt dhe fillova të pikturoja maskat, e ndava me 24 të tjerë të djegur dhe nga ky projekt lindi projekti “Persona” që ka si moto se pas çdo maske ka një person, qëllimi është të sensibilizojë empatinë, të vihemi në vendin e tjetrit dhe të mos gjykojmë.”, rrëfeu Vilma./ abcnews

g.kosovari

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Gusht 2021

Puna dhe dashuria/ Mësoni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

Punonjësi i kompanisë së internetit bie nga shtylla, përfundon në spital i plagosur!

September 2, 2026
“Nëse Kosova e Serbia duan dollarët amerikanë, atëherë duhet…”/ Grenell: Do trajtohet çdo temë

Grenell del në krah të 6 deputetëve të LDK-së që refuzuan kandidaturën e Sejdiut për President të Kosovës: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
“Fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm”, Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Bashës

“Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku kritika 6 deputetëve që refuzojnë Presidentin: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

September 2, 2026
EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

September 2, 2026
Largimi i Silvio Gonzatos, Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e delegacionit të BE-së në Tiranë! Kush është ambasadorja e re

Largimi i Silvio Gonzatos, Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e delegacionit të BE-së në Tiranë! Kush është ambasadorja e re

September 2, 2026
Pas thirrjes së Trump, Apple i bashkohet Google, riemërton Liqenin e Ontarios si “Liqeni Amerika”

Pas thirrjes së Trump, Apple i bashkohet Google, riemërton Liqenin e Ontarios si “Liqeni Amerika”

September 2, 2026
Vijon operacioni i shpëtimit 24-orësh nga rrëshqitja e dheut në Kinë, rihapet rruga kryesore!

Vijon operacioni i shpëtimit 24-orësh nga rrëshqitja e dheut në Kinë, rihapet rruga kryesore!

September 2, 2026
Ministri Nufi viziton Bazën e Emergjencave Civile në 39-vjetorin e krijimit: Mbi 1500 efektivë dhe 54 operacione për shuarjen e zjarreve!

Ministri Nufi viziton Bazën e Emergjencave Civile në 39-vjetorin e krijimit: Mbi 1500 efektivë dhe 54 operacione për shuarjen e zjarreve!

September 2, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Smartphone nuk është thjesht një send

September 2, 2026
“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, hidhen në erë 2 anijet tregtare të naftës! Garda Revolucionare: Ranë në mina!

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com