• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I hiqet masa ‘arrest me burg’, zbardhet dëshmia e Ervin Mates për ngjarjen te ‘Blloku’

by Java News
04/03/2019 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranes ka lene te lire Ervin Maten, i cili ishte ne kerkim per akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me vrasjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut. Ish- i fejuari i këngëtares Elvana Gjata ishte në kërkim prej 5 muajsh dhe ndaj tij Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, në mungesë, për “Vrasje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Avokati i tij kerkoi ndryshimin e kësaj mase, nisur edhe nga fakti se deri tani oficerët e Policisë Gjyqësore ende nuk kanë arritur të përcaktojnë rolin e 31- vjeçarit Mata në ngjarje. Në dëshminë që ka dhënë në Policinë e Tiranës pas vetëdorëzimit, Ervin Mata është shprehur se është larguar sapo kanë nisur të shtënat dhe nuk e ka parë se kush ka qëlluar.

Ai ka deklaruar përpara hetuesve se nuk është përfshirë në përplasjen me armë, nga e cila mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Edhe tre personat e tjerë që ishin në kërkim dhe u vetëdorëzuan, Geldo Hoti, Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku, për të cilët ishte vendosur “arrest me burg”, në mungesë, Gjykata e zbuti masën e sigurisë në “detyrim paraqitje”.

NE KERKIM

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, që ndodhi vitin e kaluar në zonën e ish-Bllokut, aktualisht janë të shpallur në kërkim vetëm dy persona, Mevjol Bilo dhe Eldi Dizdari. Komando Mevjol Bilo, sipas dosjes së Prokurorisë, është personi që ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të vrarë Fabian Gaxhën dhe plagosur Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.

Ndërsa biznesmeni Eldi Dizdari ishte identifikuar nga grupi hetimor disa ditë pas ngjarjes, por vetëm në mesin e muajit nëntor Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij e për rrjedhojë Policia e ka shpallur në kërkim, pasi nuk e ka gjetur në banesë. Oficerët që kanë kryer verifikimet në kuadër të hetimit për vrasjen e ndodhur më 4 tetor te ish-Blloku, kanë siguruar të dhëna që flasin për një krisje marrëdhënieje mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit. Dikur miq të ngushtë, ata së fundmi ishin përfshirë në një konflikt, dyshohet për çështje droge.

Të paktën në këtë përfundim kanë arritur deri në këtë fazë hetimi oficerët e Policisë së Tiranës. Në dosjen e Prokurorisë, shpjegohen veprimet hetimore dhe e gjithë dinamika e ngjarjes. Aty theksohet se para vrasjes, para lokalit të Redi Popeskut, kishte pasur një konflikt në kohën kur Elvana Gjata kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj Ervin Mata. Bëhej fjalë për disa persona që ndodheshin brenda një automjeti që kishte ndaluar paralel me makinën e këngëtares, për drejtuesin e së cilës Ervin Mata ishte shprehur se ishte mik i tij.

Ndonëse nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk ka rezultuar të ketë pasur sjellje miqësore mes këtyre dy personave. Tashmë, burimet thonë se është identifikuar personi që drejtonte këtë automjet dhe është pikërisht biznesmeni Eldi Dizdari, i cili është shpallur në kërkim./panorama

 

 

/a.meta

Next Post
Infermierja vret 48 pacientë: Nuk doja të vdisnin gjatë turnit tim

Zbardhen emrat e 330 infermierëve që fituan të drejtën e punësimit në shtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian

“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian

November 14, 2026
Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

November 14, 2026
“Në 2027 nis traktati i anëtarësimit…”, Rama jep lajmin në Asamblenë e PS: Moment historik, Europa e prekshme me sy

“Në 2027 nis traktati i anëtarësimit…”, Rama jep lajmin në Asamblenë e PS: Moment historik, Europa e prekshme me sy

November 14, 2026
Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

November 14, 2026
Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

November 14, 2026
LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

November 14, 2026
Rreth disa konstatimeve të Baton Haxhiut në emisionin “Pressing” në T7 të 12 nëntorit 2026

Rreth disa konstatimeve të Baton Haxhiut në emisionin “Pressing” në T7 të 12 nëntorit 2026

November 14, 2026
Negociatat e paqes/ Kallas paralajmëron BE-në për kurthin e Putinit

Negociatat e paqes/ Kallas paralajmëron BE-në për kurthin e Putinit

November 14, 2026
Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

November 14, 2026
Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë

Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In