• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I hipi në dy taksi dhe do i trafikonte drejt vendeve të BE, arrestohet pronari i hotelit në Vaqarr! Strehoi klandestinët nga Sudani, ja çfarë iu sekuestrua

by A. Q
27/08/2026 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pronar hoteli në Vaqarr u arrestua sot (27 gusht) nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se u kishte siguruar strehim dhe transport shtatë emigrantëve nga Sudani, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt vendeve të BE-së.

Sipas policisë, i arrestuari u kishte siguruar emigrantëve dy taksi dhe i kishte nisur më pas në drejtim të Koplikut, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, me destinacion shtete të BE-së.

Në hetim është edhe një prej taksistëve, i dyshuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

“Shërbimet e Seksionit të Hetimit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stafeta”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”, shtetasi P. S., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se në hotelin në pronësi të tij, në Vaqarr, Tiranë, ky shtetas kishte strehuar disa shtetas të huaj, të cilëve iu kishte siguruar mjete transporti (taksi) dhe i kishte nisur në drejtim të Koplikut, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit, me destinacion shtete të BE-së”, tha policia.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy armë gjahu, fishekë, 7 celularë, dy automjete dhe libri i regjistrimit të klientëve të hotelit.

Pronari i hotelit akuzohet edhe për pengim të zbulimit të së vërtetës dhe mbajtje pa leje të armës së gjahut.

Njoftimi i Policisë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Stafeta”, për goditjen e një rasti të dhënies ndihmë për kalim të kundërligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, emigrantëve nga Vendet e Treta.

Vihet në pranga pronari i një hoteli, ku ishin strehuar 7 emigrantë nga Sudani. Shërbimet e Seksionit të Hetimit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stafeta”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”, shtetasi P. S., 66 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se në hotelin në pronësi të tij, në Vaqarr, Tiranë, ky shtetas kishte strehuar disa shtetas të huaj, të cilëve iu kishte siguruar mjete transporti (taksi) dhe i kishte nisur në drejtim të Koplikut, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit, me destinacion shtete të BE-së.

Shërbimet e Policisë Kufitare Tiranë janë vënë në ndjekje të 2 automjeteve (taksi), dhe kanë koordinuar punën dhe bashkëpunuar me shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër. Si rezultat, janë ndaluar te dyja automjetet në të cilat udhëtonin 7 shtetas nga Sudani, të cilët u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për taksistin, shtetasin P. Gj., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, dy armë gjahu, njëra prej të cilave dyshohet se mbahej pa leje, fishekë të armës së gjahut, 7 celularë, 2 automjete (taksi) dhe libri i regjistrimit të klientëve të hotelit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

Next Post
Zjarret në Algjeri, 12 të vdekur -

Zjarret në Algjeri, 12 të vdekur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com