• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I ‘harruar’ në bodrumin e një pallati 13-katësh, Sako: Mozaiku i Meandrit të zhvendoset në muzeun arkeologjik të Tiranës

by Java News
27/06/2023 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mozaiku i Meandrit një ndër monumentet më të bukura të kulturës prej vitesh është lënë në bodrumin e një pallati, mbuluar nga ujërat e zeza. Kryebashkiakja e Durrësit kërkon nga Ministria e Kulturës që monumenti të zhvendoset në muzeun arkeologjik.

Mozaiku i Meandrit monument kulture i kategorisë së parë është një ndër thesaret e fshehura dhe të harruara të Durrësit.

Mozaiku i Meandrit i ndërtuar me teknikën bardhë e zi i vendosur në bodrumin e pallatit i përket shekullit të parë të erës sonë.U zbulua në vitin 2005 kur u hapën themelet e pallatit 13 katësh në lagjen nr 11 të qytetit bregdetar. Për vite me radhë qendroi në bodrumin e këtij pallati i pavijueshëm nga turistët dhe i mbuluar nga ujërat e zeza.

Së fundmi pallati 13-katësh i dëmtuar nga tërmeti iu nënshtrua rikonstruksionit dhe mozaiku u pastrua nga mbeturinat, por sërish mbetet në kushte të papërshtatshme për vizitorët.Gjendjen e mozaikut e tregon e tregon inxhinieri i kompanisë që ka punuar për rikonstruksionin e pallatit.

“Gjithë pasurinë arkeologjike këtu e gjetën në një gjendje të rënduar me ujëra ë zeza . Është bërë pastrimi i gjithë zonës dhe përforcimin e objektit. Punimet që kemi bërë s’kanë prekur pasurisë arkeologjike. Kërkesa jonë është që instituti ti japë vlerën që i takon. Monument i kategorisë së parë, duhet të zhvendoset nuk i takon një pasurie kaq të madhe poshtë rrënjave të këtij objekti ekzistues” u shpreh Rudi Lulaj inxhinier.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako përmes një statusi në facebook kërkon nga Ministria e Kulturës që mozaiku i Meandrit të zhvendoset në Muzeun Arkeologjik të Durrësit në mënyrë që  të vizitohet nga qytetarët dhe turistët. Ky mozaik i punuar në teknikën bardh e zi i përket shekullit të I të erës sonë dhe ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të diellit në lëvizje. Ka formën e kryqit të thyer dhe pjesë të këtij simboli mitologjik janë dhe shenjat e rrufeve./m.j

Next Post
Emri/ E mbajti peng për disa ditë në hotel: Ja kush është 19-vjeçari që fshehu të miturën e raportuar të zhdukur

Emri/ E mbajti peng për disa ditë në hotel: Ja kush është 19-vjeçari që fshehu të miturën e raportuar të zhdukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

October 23, 2026
Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

10 ditë protesta në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

October 23, 2026
Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In