Një 34-vjeçare ka bërë kallëzim në policinë e Shkodrës, pasi i ishte hapur një llogari në rrjetin social “TikTok” ku janë publikuar foto dhe informacione të pa vërteta.
“Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetase 34 vjeçare, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e saj, ku janë publikuar foto dhe informacione të pa vërteta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit“, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.
/a.r