• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I gjunjëzuar

by Enver Robelli
18/09/2018 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Në vitet ’90 një gazetar serb pati botuar një libër me këtë titull: «Pitao sam Albance šta žele, a oni su rekli republiku ako može». Për ata që nuk dinë serbisht: «I kam pyetur shqiptarët se çfarë dëshirojnë, dhe ata më thanë: republikë, nëse bën». Editoriali i fundit i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, më kujtoi titullin e librit të gazetarit nga Beogradi. Nuk mund ta detyrojmë Serbinë ta pranojë pavarësinë e Kosovës, shkroi presidenti me ton vajtimtar në një editorial që ua dërgoi mediave për botim dhe shumica ose nuk e botuan fare, ose e fundosën diku në thellësitë e internetit. Serbinë, shtoi Thaçi, nuk mund ta shtyjnë ta pranojë pavarësinë e Kosovës as aleatët tanë, shtetet si Amerika, Gjermania, Britania e Madhe etj., të cilat në të vërtetë kanë dhënë kontribut vendimtar që Kosova të bëhet e pavarur. Në komentin e Thaçit mungonte vetëm kjo fjali: «Na falni, gabuam që e shpallëm pavarësinë!». Thua se shqiptarët e Kosovës është dashur të pyesin Serbinë më 2008 nëse bën ta shpallin pavarësinë. Kur ka vendosur të luftojë për lirinë e Kosovës Thaçi me siguri ka besuar në ideale të tjera dhe stacionin më të afërt të policisë nuk e ka parë si vend ku duhet pyetur nëse bën të luftohet kundër Serbisë, por si cak legjitim për ta sulmuar. Por, Hashimi i fillimviteve ’90 nuk do ta njihte Thaçin e sotëm.

Në editorialin e tij Thaçi nuk e quajti të denjë asnjë argument kundër ndarjes. Që ai bëhet i shurdhër ndaj kritikëve vendorë, kjo s’është fare befasi. Dialogu me kritikë nuk ka qenë kurrë shkathtësi e tij. Synim i tij është poshtërimi ose instrumentalizimi i rivalëve politikë. Shumë lexuesve mund t’u kujtohet se si e quante Jakup Krasniqin «Jakupovski», si tallej me protestues duke thënë se ikën me bisht ndër shalë, si e ka fyer Ibrahim Rugovën në pamfletin e tij të shkarravitur nga dy injorantë nga Londra, si i thoshte Adem Grabovcit se opozita do të çmendet kur të marrë vesh se Thaçi do të takohet me «Hillarinë» (Hillary Clinton).

Pas të gjitha këtyre talljeve e sharjeve Thaçi ka mbetur vetëm, i rrethuar me një grup këshilltarësh pa ndikim në opinion. Andaj, nervoza e Thaçit është e pritshme kur thotë se «deri më sot kam dëgjuar më tepër zhurmë dhe në rastin më të keq edhe urrejtje» lidhur me idenë e tij për ndarjen e Kosovës me Serbinë. Po, edhe kjo është pjesë e së vërtetës: për një pjesë të madhe të opinionit kosovar Thaçi është shndërruar në figurë të urryer. Për një president të vetëdijshëm për postin e tij do të ishte e udhës që të shtronte pyetjen: përse është kështu? A mos ka të bëjë ky disponim i keq ndaj tij i një pjese të madhe të opinionit me ngopjen dhe neverinë me lojërat, kurthet dhe aventurat e tij politike? A mos ka të bëjë mosdurimi ndaj tij edhe me trashëgiminë e tij politike që mund të përmblidhet me katër «k» – korrupsion, krim, kurthe dhe kaos?

Kritikët e planit të tij për ndarjen e Kosovës Thaçi i quan debatues që prodhojnë «vetëm zhurmë edhe panik». Po t’i lëmë anash «kopukët» vendorë, a mund të jenë prodhues zhurme edhe Angela Merkel, diplomatët britanikë, Daniel Serwer, Karl Bildt, Albert Rohan? Ndoshta po, sipas Thaçit.

Situata e tanishme nuk është komode as për Thaçin, as për Kosovën. Për të shtyrë një ide përpara presidenti është dashur të krijojë konsensus politik, të ruajë kanale komunikimi me të gjitha partitë, t’i involvojë ato në procesin e dialogut dhe t’i dëgjojë ato më shumë se diplomatët në Bruksel, të cilët në raste të caktuara varrosin krejt parimet dhe janë vetëm cinikë. Negociatat e fshehta me Aleksandar Vuçiqin nëpër Europë dhe me gjasë edhe në Amerikë vetëm sa rrisin dyshimet ndaj Thaçit se ai në radhë të parë e ka parasysh fatin e tij personal. Ndoshta kjo është njerëzore, fundja njeriu që nga publikimi i raportit të Dick Marty-it është nën hetime nga drejtësia ndërkombëtare. Por, për Kosovën është fatale kur halli personal i një njeriu e shtynë atë të marrë peng një vend duke keqpërdorur pozitën e presidentit. E ndershme në këso situata do të ishte dorëheqja. Por, diçka e tillë nuk mund të pritet prej tij, sepse pastaj mund të bie tërë piramida që e ka ndërtuar me shumë dinakëri e mund që nga viti 1999.

Dëmi tashmë është shkaktuar. Shtetet kryesore perëndimore tani nuk flasin më me një zë sa i përket Kosovës. Me këtë fakt Kosova duhet të përballet. Më së miri me unitet politik. Por, gjasat për të arritur këtë janë të vogla, sepse ka vite që politika në Kosovë është vetëm sinonim i plaçkitjes së arkës së shtetit dhe jo shërbim ndaj qytetarëve. Virusi i korruptimit ka depërtuar thellë në shumë shtresa të shoqërisë, siç po dëshmon rasti me mijëra veteranë të rrejshëm. Editoriali i fundit i Thaçit është shembull i radhë si korruptimit edhe të idealeve, edhe ideve, edhe ambicieve politike. Para opinionit Thaçi lë përshtypjen e të gjunjëzuarit. Por, kujdes: i tillë ai është edhe më i paparashikueshëm. Barrën historike të përgjegjësisë dhe fajit për këtë gjendje në të cilën ai e ka futur Kosovën duhet ta bartin ata «përfaqësues të popullit» që ia dhanë votën për ta zgjedhur president.

a.ç

Next Post

Aksident tragjik në Elbasan-Cërrik, humb jetën 40-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat në Shqipëri kapin rekordin e 72 milionë eurove, dominojnë televizionet, por ka edhe 748 portale

Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat

September 11, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

September 11, 2026
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

Shteti i leshit dhe Republika e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

September 11, 2026
Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

September 11, 2026
PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

September 11, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Elon Musk i shpall luftë dokumentarit për jetën e tij, avokati kërcënon producentët me gjyq

September 11, 2026
Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

September 11, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com