• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I ftohti ‘polar’ përfshin vendin tonë, ISHP del me këshillat e rëndësishme: Kujdes kur qëndroni jashtë!

by
23/01/2022 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendi ynë është përfshirë nga temperaturat ekstremisht të ulëta, të cilat janë parashikuar se do të jenë prezentë edhe në ditët në vazhdim.

Në shumë zona malore të vendit termometri ka shënuar -16 gradë celsius, duke bërë që ngrica të shkaktojë probleme me furnizimin me ujë dhe ndërprerje të energjisë elektrike për disa fshatra në verilindje dhe juglindje.

Qytetarët duhet të bëjnë kujdes gjatë këtyre ditëve të ftohta me veshjen e tyre para se të dalin nga shtëpia.

Instituti i Shëndetit Publik përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë disa këshilla për të gjithë në këto ditë acari, për të mbrojtur veten nga të ftohtët.

“Përdorni veshje të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza, këpucë kundër ujit.

Hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë.

Lexoni rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme.

Lëvizni ngadalë kur kryeni punë dhe detyra në ambiente të jashtme.

Dilni të shoqëruar dhe merrni një kuti të ndihmës së shpejtë kur merrni pjesë në aktivitete të jashtme.

Mos harroni të merrni celularin”, thuhet në postimin e ISHP-së.

Ndërkohë kujtojmë se për shkak të prezencës së të ftohtit polar në vendin tonë për tre ditë është pezulluar mësimi në të gjithë shkollat e ciklit parauniversitar, përkatësisht në datat 24,25 dhe 26 janar.

/b.h

Next Post
“Demokratët janë të bashkuar”/ Basha: Reflektoni për hijet që na kanë ndarë!

"Demokratët janë të bashkuar"/ Basha: Reflektoni për hijet që na kanë ndarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com