• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I ftohti nga Siberia, meteorologu: Dy ditët më të ftohta nuk kanë ardhur ende në Shqipëri

by A R
06/02/2023 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria, ashti si dhe rajoni i Ballkanit, është përfshirë nga vala e të ftohtit nga Siberia duke bërë që temperaturat të zbresin më minus.

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje për Klan News, thotë se kjo javë deri para fundjavës do të jetë nën këto kushte, me temperatura të ulëta dhe erë të ftohtë.

Ndërsa duke filluar nga gjysma e dytë e ditës së enjte dhe dita e premte, moti do të fillojë të përmirësohet.

“Një masë e ftohtë me origjinë nga Siberia ka goditur rajonin e Ballkanit, edhe territorin shqiptar, duke bërë që jo vetëm fundjava por edhe kjo fillim jave deri ditën e premte të kemi temperatura të ulëta duke bërë që në qytetet e zonave malore temperaturat të luhaten nga -7 gradë Celsius deri në -9. Por në zonat e thella dhe në fshatrat e thella malore parashikohet që temperaturat e ajrit të jenë edhe më të ulëta. Po ashtu, edhe në kryeqytet duke përfshirë ultësirën perëndimore, pritet të kemi temperatura të ulëta të cilat në kryeqytet do të luhaten nga 0 në -2 gradë Celsius, të paktën deri mëngjesin e ditës së enjte, ndërsa pjesa tjetër e ultësirës perëndimore do të t’i ketë temperaturat e ajrit nga 1 në -4 gradë Celsius duke përfshirë qytetet e zonave bregdetare. Përsa i përket kushteve të motit, për fat të mirë nuk pritet të kemi prezencë të reshjeve pasi do të kemi  një mot kryesisht të kthjellët më shumë diell, kalime të pakta të vranësirave të cilat në zonat malore do të sjellin prezencë shumë pak reshje dëbore por që do të jenë në sasi të papërfillshme dhe në momente të shkurtra kohore. Pritet një përmirësim  sa i përket temperaturave të ajrit duke filluar nga pjesa e dytë e ditës së enjte dhe duke përfshirë dhe ditën e premte do të kemi një rritje graduale dhe të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që të kemi një rritje me të paktën 2 apo 3 gradë Celsius. Parametri i erës nuk do të jetë shumë i fortë por pritet që të jetë prezente nga drejtimi verilindor duke bërë që të kemi një erë të fortë por edhe të fohtë e cila do të bëjë që temperaturat e ajrit të ndihen akoma më të ulëta. Në qoftë se do të kemi zona që temperaturat e ajrit do të regjistrojnë – 10gradë Celsius, në momentet që do të kemi parametrin e erës pritet që ajo të ndihet edhe si -14 apo -15 gradë Celsius. Maksimumet në ultësirën perëndimore pritet të luhaten në vlerat 8 apo 9 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore të paktën deri ditën e mërkurë do të jenë në vlera negative. Gjatë gjithë 24 orëshit në zonat malore do t’i kemi temperaturat në vlera negative duke bërë që maksimumet të jenë nga 0 në -2 apo -3 gradë Celsius”, u shpreh Osmani.

Sipas meteorologut, dy ditët më të ftohta të javës do të jenë e marta dhe e mërkura.

“Dita e martë dhe dita e mërkurë është ajo e cila do të sjellë edhe temperaturat më të ulëta në vendin tonë duke bërë që minimumet në qytetet e zonave malore të zbresin në -9 gradë Celsius, ndërsa në fshatrat e thella malore do të kemi temperatura që zbresin edhe në -13 apo ndonjë zonë e izoluar edhe -14 gradë Celsius, pra do të kemi dy ditë shumë të ftohta në vendin tonë. Janë tipike ditë dimri, pasi duhet të ishin prezente këto valë të të ftohtit shumë më përpara, janë tashmë në Shkurt”.

Gjatë fundjavës do të largohet kjo masë e ftohtë ajri e ardhur nga Siberi që ka “mbërthyer” vendin dhe rajonin.

/a.r

Next Post
S’ka fund tmerri në Turqi, tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7

S'ka fund tmerri në Turqi, tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In