• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I forti i Niklës u qëllua me 85 plumba nga dy pozicione, ç’ndodhi para atentatit dhe si u survejua banesa e Mariglen Hakës

by Java News
25/09/2019 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 85 plumba kallashnikovi, nga tre armë të ndryshme të cilat kanë krijuar një situatë lufte në zonën e Niklës, janë qëlluar mbi banesën e objektivit të atentatit, Mariglen Haka dhe sërisht autorët e sulmit nuk kanë mundur të çojnë deri në fund porosinë e marë përsipër. Goditja me qëllim eleminimin fizik të Hakës ka qënë e mirëorganizuar dhe autorët e krimit kanë qënë të pozicionuar në dy drejtime, duke krijuar dy vatra zjari kundër objektivit të tyre Mariglen Haka. Deri në këto momente policia dhe prokuroria e Krujës, dyshon se vrasësit mund të jenë me pagesë, dhe se nuk përjashtohet mundësia me bashkëpunimin e personave që banojnë në zonë, të cilët e njohin mirë terrenin. Prokurorisë dhe policisë së Krujës tashmë i duhet një punë intensive për të zbuluar skenarin e këtij atentati dhe arrestimin e autorëve të këtij krimi që i mori jetën hallës së Mariglen Hakës, shtetases Shpresa Basha. Haka dhe Basha janë gjendur përballë tre grykave zjarri, ku autorët e këtij krimi të rëndë të ndodhur në derë të shtëpisë kanë lëshuar plot 85 plumba kallashnikovi.

Mësohet se objektivi i këtij atentati kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu. Sipas hetimeve të kryera nga policia dhe prokuroria e Krujës, një ditë para atentatit Haka, ishte vënë në dijeni për lëvizjen e disa personave të dyshimtë rreth banesës së tij. Dhe këtë informacion ai e ka marë në telefon nga një shoku i tij në Nikël, i cili i ka pohuar se “…disa njerëz të panjohur ndodhen pranë banesës dhe më pas janë larguar në drejtim të bregut të lumit…”. Në kohën kur e ka marë këtë informacion, pra në mbrëmjen e 20 shtatorit 2019, Haka ndodhej në një lokal në Fushë-Krujë, nën shoqërinë e disa shokëve të tij. Ai ka shkuar pranë banesës dhe më pas në bregun e lumit, pasi shtëpia e tij në Nikël ndodhet pranë lumit, dhe aty kanë konstatuar disa gjurmë njeriu të dyshimta, por pa mundur të fiksojnë siluetën e ndonjë personi tjetër. Kjo ditë ka kaluar pa shqetësim për Mariglen Hakën, deri në orët e vona të natës, kur sërisht ai është vënë në dijeni se persona të dyshimtë janë shfaqur para banesës së tij në Nikël. Këtë informacion të dytë për lëvizjet e dyshimta Haka e ka marë kur ndodhej në shtëpi, nën shoqërinë e familjarëve të tij, dhe hallës së tij Shpresa Basha.

Sipas burimeve informacioni tek Mariglen Haka, ka shkuar nga djali i xhaxhait të Hakës, i cili gjatë rrugës, kur po shkonte tek banesa e kushërit të tij, ka parë siluetën e disa personave që ndodheshin pranë shtëpisë së Hakës, dhe mandej janë larguar në drejtim të bregut të lumit. Haka, djali i xhaxhait të tij dhe halla e tyre Shpresa Basha, të shqetësuar nga prezenca e këtyre personave të panjohur në orët e vona të natës, kanë dalë nga banesa në rrugë për të parë situatën se çfarë po ndodhte. Djali i xhaxhait të Hakës, është larguar për të kontrolluar në drejtim të bregut të lumit, ndërsa Haka dhe halla e tij kanë dalë në pragun e shtëpisë,dhe kanë qëndruar për të parë lëvizjet rreth e qark shtëpisë. Por pikërisht në këtë moment janë dëgjuar breshëritë e automatikut, ku Mareglen Haka dhe halla e tij Shpresa Basha, janë qëlluar me 85 plumba, ku Basha ka mbetur e vdekur në vend ndërsa, ndërsa Mariglen Haka është plagosur rëndë.

Grupi i hetimit që është ngritur për këtë ngjarje beson se goditja është kryer nga dy drejtime dhe me tre armë të ndryshme. Vetë objektivi i këtij krimi, ka rezultuar se nuk ka pasur armë me vete, dhe në banesë nuk ka pasur armati. Sipas burimeve 85 plumba janë qëlluar nga autorët e krimit, ku për identifikimin e tyre janë kryer një sërë kontrollesh banesash dhe shoqëruar shumë persona. Por sërisht deri në këtë fazë hetimet nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Pas ngjarjes autorët janë larguar. Nisur nga dinamika e këtij krimi të rëndë, burimet thanë se autorët dyshohet të jenë banorë të zonës, për shkak se edhe mjeti me të cilin janë larguar prej andej ka kaluar në rrugën dytësore të fshatit Zezë të Fushë Krujës.

Ndërsa Mariglen Haka është  çuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë nga vëllai i Durim Bamit, Valter Bami. Ky i fundit ka qënë bashkë i pandehur me Hakën në një çështje penale nga prokuroria e Krujës, ku Mariglen Haka është dënuar në muajin prill 2019 në gjykatë me 1.6 vite burg, nga 2.6 vite heqje lirie që kishte kërkuar prokurori i çështjes. Ndërkohë 2 vjet burgim gjykata ka dhënë për Lutfi Hakën, duke e konvertuar këtë masë me kusht në shërbim prove, 1.5 vite burgim për Ylli Cangun, 15 muaj burgim për Skënder Lazen dhe 1 vit burgim për Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit. Këta persona akuzohen për Mbajtjes pa lejë të municioneve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Mariglen Haka nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi në 13 qershor 2011 është shoqëruar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit Nadien Zeneli, në zonën e Bllokut. Haka u tha në atë kohë se kishte vrarë biznesmenin pasi dyshonte se ai ishte i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Roland Haka, në vitin 2004./report tv

g.kosovari

Next Post
Zyrtari i PD-së hedh poshtë një pakt mes Ramës dhe Bashës: Po të ishte e vërtetë, do ishte bërë Reforma Zgjedhore

Zyrtari i PD-së hedh poshtë një pakt mes Ramës dhe Bashës: Po të ishte e vërtetë, do ishte bërë Reforma Zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urimi i Presidentit Begaj: Një brez që përqafon sot diturinë ndërton një të ardhme më të mirë

Mbyllen më 31 korrik regjistrimet online për klasën e parë dhe të dhjetë, Kumbaro: Aplikoni në e-Albania para afatit

July 29, 2026
Analiza e The Guardian: Zelensky dhe Netanyahu në Uashington, mes pasigurisë së politikës së Trump

Analiza e The Guardian: Zelensky dhe Netanyahu në Uashington, mes pasigurisë së politikës së Trump

July 29, 2026
Nëntori i mirë dhe i keq i shqiptarëve

10 impresione për filmin “Odisea”

July 29, 2026
Çmimet e veshjeve “fluturojnë”, Shqipëria bëhet më e shtrenjta në rajon

Çmimet e veshjeve “fluturojnë”, Shqipëria bëhet më e shtrenjta në rajon

July 29, 2026
Tmerr në Greqi! Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Tmerr në Greqi! Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

July 29, 2026
Epoka e bollëkut ka mbaruar, arsyet pse çmimet e karburanteve do vazhdojnë të mbeten të larta

Miliona fuçi naftë në rrezik, vendet e Gjirit ofrojnë pagesë për të shmangur krizën

July 29, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Pukë, sherri për tokën përfundon me tre të plagosur dhe arrestime

July 29, 2026
Xholi rrëfen në KLP çështjet e bujshme që ka hetuar: Nga vrasja e 6 policëve tek rrëmbimi i biznesmenëve

Adnan Xholi, kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Dorëzon aplikimin në KLP

July 29, 2026
Tërmeti në Japoni/ Shkon në 13 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Tërmeti në Japoni/ Shkon në 13 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

July 29, 2026
“Do turpërohesha po të kisha shkruajtur skenarin”, përkthyesja e “Odisesë” kritikon ashpër filmin

“Do turpërohesha po të kisha shkruajtur skenarin”, përkthyesja e “Odisesë” kritikon ashpër filmin

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com