• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I fik për dy ditë telefonin të fejuarës, 28-vjeçarja nga Tirana e denoncon si të humbur

by Ardit Rada
05/03/2021 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashuria pa asnjë dyshim që nuk njeh kufij. Një vajzë e re në Tiranë e humbi aq shumë toruan për njeriun e zemrës, saqë vuri në lëvizje autoritetet për gjetjen e tij. Realisht ai thjesht kishte fikur telefonin dhe nuk e takoi të renë për gati 24 orë. Dhe një mungesë e tillë u çmua nga vajza si një situatë për t’u alarmuar. Ajo mendoi të gjitha të këqijat që mund t’i kishin ndodhur të fejuarit dhe pas pak orësh e mbajti frymën në komisariat. E gjitha kjo ndodhi sipas burimeve të Gazetës “Si”, pasi 28-vjeçarja nga Fieri me banim në Tiranë piu një kafe me të fejuarin dhe më pas ai i tha: Po dal dhe për një kafe tjetër.

“Jetoj mbi bar A., mbasi rreth orës 13 piva kafe. I. më njoftoi, po dal pak ta pi dhe një kafe tjetër. Mbante veshur një bluzë të kuqe, kapele të zezë, xhinse dhe atlete të zeza”.

E.H. shtoi në polici se nga ai çast deri në orën 19.50 i fejuari me siguri kishte qëndruar në kafene dhe ajo pasi kishte mbyllur punët e ka telefonuar rreth kësaj ore.

“Më tha jam në lokal O. Vij për pak më tha. E telefonova në orën 20.10 dhe telefoni i tij ishte fikur”, ka treguar ajo.

28-vjeçarja këmbëngul në deponimin e saj se me gjithë telefonatat e shpeshta gjatë gjithë mbrëmjes dhe mesnatës, telefoni i të fejuarit ka rezultuar i mbyllur.

“Mendova se ishte rrugës vazhdimisht dhe kjo me gjithë shqetësimin dhe alarmin më la me shpresë se vjen tani apo vjen më vonë. Bisedova me prindërit e tij dhe ata duke dashur të më qetësojnë më thanë se do flisnin ata se do gjenin një mënyrë për t’u lidhur apo se kështu janë burrat u fiket telefoni”. Në kallëzimin për zhdukjen dhe humbjen e të fejuarit të administruar nga oficerja J. H pranë komisariatit numër 3, e reja radhit veprimet që kreu gjatë orëve në vazhdim.

“Në dijeninë time i fejuari nuk ka konflikte me askënd, dhe as probleme. Duke pritur u kujtova për emrin e punëdhënësit, i shkrova në Messenger, duke e pyetur a e kishte takuar apo parë të fejuarin tim dhe ai i kishte thënë ndonjëherë që kishte probleme. M’u përgjigj që kishte folur paradite dhe që nga zëri i ishte dukur shumë mirë”. Mbasi ka pritur për orë të tëra dhe kur kanë mbushur 24 orë dhe s’ka pasur asnjë shenjë nga i fejuari, vajza fierake ka veshur atletet dhe e bindur se diçka kishte ndodhur kërkoi ndërhyrjen e policisë për t’ia gjetur të fejuarin. Siç bëjnë me dije burimet policore, brenda të njëjtës ditë kur vajza kërkoi ndihmë për të fejuarin, është shfaqur në polici i fejuari i saj.

“E dashura ime e zemrës shqetësohet për mua dhe nuk ka faj. Por që t’ua tregoj deri në fund ç’më ndodhi atë natë, nuk është as zhdukje as problem me të cilin duhet të merret policia. Unë piva alkool deri brenda orës policore dhe mandej kur po kthehesha në banesë më telefonoi E. I thashë që jam rrugës. Por pastaj takova një shok që më ftoi në shtëpi dhe aty vazhduam me alkool deri në mëngjes. Telefoni mesa duket ishte fikur dhe kur jam zgjuar në mbasdite, telefonin e kisha të fikur. U nisa për në banesë dhe kur e fejuara më tregoi ç’kishte bërë, vrapova për tek ju që mos të nisnit kërkimet”, tha i riu që sipas burimeve policore tregoi dhe emrin e mikut me të cilin ndau alkoolin. Policia shton për Gazetën “Si” se pezulloi kërkimet për djalin nga Fieri që pasi u këshillua që të ketë kujdes me telefonin, iu kërkua që të njoftojë partneren e cila do të paraqitet për të tërhequr kallëzimin.

Next Post
Çomo-Bozdo apo Berisha-Meta?

Çomo-Bozdo apo Berisha-Meta?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In