• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici

by A R
15/02/2024 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritete turke kanë arrestuar të shumëkërkuarin nga drejtësia shqiptare Ibrahim Liçin, i cili akuzohet për ekzekutimin e Endri Mustafës  më 17 maj të 2021.

Mustafa u gjet i ekzekutuar në zonën e Livadheve në Shkodër, 3 ditë pasi familja e tij kishte denoncuar zhdukjen. Ai ka qenë i arrestuar më parë për plagosje, për fajde dhe grabitje.

Ibrahim Liçi është një emër i njohur për policinë pasi akuzohet për një sërë veprash kriminale ndodhur në qytetin e Shkodrës. Ai akuzohet edhe si autor i vrasjes së dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali më 30 Mars 2019.

Si u vra Endri Mustafa në Shkodër më 17 Maj 2021

Foto: Endri Mustafa

Endri Mustafa 32 vjeç u gjet i vrarë më 17 Maj 2021 në zonën e livadheve në Shkodër. 32-vjeçari kishte dalë nga shtëpia mbrëmjen e 15 Majit 2021 pas një mesazhi në celular. Dyshohet se ai ishte nxjerrë në pritë. Dy ditë më vonë, policia gjeti trupin e pajetë të 32-vjeçarit rreth 1.9 kilometra larg shtëpisë, në zonën e quajtur livadhet.

Adoleshenti Ergys Malja është dënuar me 10 vite burgim si personi që nxorri në pritë 32-vjeçarin Endri Mustafa.


Nëna e Endri Mustafës: Plani për vrasjen e tim biri u bë në shtëpinë e Astmer Bilalit

Në një intervistë që ka dhënë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, më 31 Tetor 2022, nëna e Endri Mustafës tregoi sipas saj se kush e organizoi vrasjen e të birit. Fahrije Alija thotë se për vrasjen e djalit të saj janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

përmend emrin e Astmer Bilalit, person sipas të cilës, ka dijeni për vrasjen e Endri Musfaës dhe që plani ishte hartuar në shtëpiën e tij.

Ajo flet edhe për Edison Arrazin, si person që natën e vrasjes ka qenë së bashku me djalin e saj. Edison Arrazi u arrestua nga policia, por për kultivim kanabisi dhe jo për vrasjen e Endri Mustafës. Ndërsa nëna e viktimës ngulmon se ai ka dijeni edhe për vrasjen e të birit.

Sa i përket Ibrahim Licit, person i cili është i akuzuar nga policia për këtë vrasje dhe në kërkim, ajo thotë se ky person nuk është i përfshirë.

Spartak Koka: Çfarë ka të re nga historia e vrasjes së djalit tuaj? Duhet të kujtojmë se ju jeni e vetme në kërkim të drejtësisë për vrasjen e djalit tuaj pa mbështetjen e askujt, vetëm ju personalisht po vijoni me ngulmim dhe me vendosmëri për të zbardhur autorët e vërtetë të kësaj ngjarje? Nuk jeni të kënaqur nga dënimi i Ergys Maljas?

Fahrije Alija: Jo.

Spartak Koka: Kush fshihet tjetër?

Fahrije Alija: Këta fshihen. E gjithë kjo ngjarje është e Astmer Bilalit.

Spartak Koka: Ergys Malja është dënuar 10 vite. Është personi i cili sipas prokurorisë dhe gjykatës e ka nxjerrë djalin tuaj jashtë. Çfarë detajesh të tjera keni sot dhe çfarë doni ju të publikoni, të deklaroni në media nëpërmjet kësaj interviste? Ju keni ardhur nga Shkodra në Tiranë për këtë intervistë. Përveç Ergys Maljas, në dijeninë tuaj, kush ka qenë tjetër i përfshirë?

Fahrije Alija: Mua atë natë ma ka marrë Ergys Malja, e ka nxjerrë nga dera e ka çuar deri te ByPassi. Atje e ka pritur Edison Arrazi, Coli.

Spartak Koka: Nga e dini ju? A mund të më përshkruani?

Fahrije Alija: Unë e di se më ka lënë djali fjalë se djali nuk ka dalë asnjëherë pa treguar se ku po shkon e çfarë bën. Djali i tha nuses që bë rrobat gati se dua të shkoj deri në livadhe me Ergysin, me Erin. Është bërë gati dhe ka dalë. I kam thënë që mos dil se për 3 mijë Euro ai të nxjerrë. Djali më tha që nuk jam vetëm, por jam edhe me Colin.

Spartak Koka: Kush është Coli?

Fahrije Alija: Unë tani jam kam mësuar emrin tamam, Coli është Edison Arrazi, vëllai i Erdgys Arrazit. Këta janë dy ëvllezër, kanë hyrë e kanë dalë 1 vit rreth tek ne. Kanë qenë shokë të djalit të dy vëllezërit. Këta janë shokë të Astmer Bilalit.

Spartak Koka: Edison Arrazi, pas mësimit të ngjarjes së djalit tuaj dhe pas kallëzimit që keni bërë në polici, është arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike, por nuk është arrestuar për vrasjen e djalit tuaj dhe nuk ka një akuzë ndaj tij për vrasjen e djalit tuaj.

Fahrije Alija: Ata atë natë që e kanë kapur, Edison Arrazin e kanë kapur për djalin tim. Se ky Ergys Malja e ka nxjerrë i ka thënë që më ka thënë Edisoni, Coli. Por unë them që e gjithë kjo është me Astmer Bilalin. Tërë kjo gjullurdi është bërë te Astmer Bilali, në shtëpi të tij.

Spartak Koka: Pra ju akuzoni Astmer Bilalin drejtpëdrejt që ka dijeni për ngjarjen?

Fahrije Alija: Po, po. Dijeni e tij, të gjitha janë të tijat.

Spartak Koka: Pse përmendni Astmer Bilalin kur policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin? A mund ta shpjegoni konkretisht? Ibrahim Lici, në informacionet që ju keni, ka implikim në vrasjen e djalit tuaj?

Fahrije Alija: Jo, asnjëherë nuk ka implikim. Sepse fillon qysh te qingji që e ka prurë në shtëpi edhe që i ka thënë djalit që kam një fidanë hashashi, ajo është që e ka bërë vetë Astmer Bilali me njerëzit, me këta që m’i ka prurë në shtëpi.

Spartak Koka: Ergys Malja, siç kemi zbluar edhe nga dosja, ka qenë një njeri i afër i Astmer Bilalit dhe merrej me kuajt e familjes së Astmer Bilalit. Por çfarë e lidh Astmerin drejtpërdrejt me djalin tuaj? Edison Arrazi, keni informacione që shoqërohej me Astmer Bilalin?

Fahrije Alija: Po, janë shokë, hyjnë e dalin.

Spartak Koka: Pra, Edison Arrazi, Erdgys Arrazi janë shokët e Astmer Bilalit?

Fahrije Alija: Po, po, edhe ky fëmija. Kanë hyrë e kanë dalë edhe ia kanë bërë djalit këtë gjullurdi, e kanë bërë te shtëpia e Astmer Bilalit. Plani është gatuar atje të shtëpia e atij. Asnjëherë nuk është e vërtetë që e ka bërë Ibrahim Lici.

Spartak Koka: Këto deklarata i bëni me vullnetin tuaj të lirë zonja Fahrije?

Fahrije Alija: Po. Me vullnet e lirë me Zotin lart dhe e vërteta që ka qenë ajo natë Bajrami. Të vërtetën duan ta mbulojnë, por e kanë brenda se të dy janë brenda në burg. Ma ka marrë ky fëmija atë natë dhe Edison Arrazi që ma ka çuar në livadhe.

/a.r

Next Post
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Të ka ardh armiku n’derë, o Sali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In