Kryeministri Edi Rama i ka ftuar sërish studentët që protestojnë prej disa ditësh për plotësimin e një sërë kërkesave, që të ulen për dialog me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të tyre.
Kësaj here kreu i qeverisë ka komentuar në Instagram një nga pankartat e studentëve, në të cilën shkruhej se “i duam tarifat sa Erion Braçe”, si pjesë e thirrjeve për uljen e tarifave të universiteteve.
“Asgjë nuk është e pamundur nëse bëhemi bashkë dhe për më tepër Erion Braçja është shumë dakord. Por duhet të zgjidhni o të dialogoni, o të kërcënoni, o me universitetin, o me politikën, o me Erionin, o me Monikën”, shkruan ai.
/a.r