• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I doli emri si administratore e Bunkart, reagimi: Mjerë ne për këtë media

by Java News
11/04/2016 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Admirina Peçi ka reaguar pasi ka lexuar në media se organizata ku ajo merr pjesë, “Qendra Ura”, do të administrojë Bunkart. Vendimi i qevereisë u komentua si një favor për Carlo Bollinon, pasi Peçi punon në median e italianit.

Peçi shkruan se nuk ka përfituar asnjëherë tender publik, financime shtetërore dhe se nuk drejton asnjë organizatë.

Reagimi:

“Ajo ndjesia kur ndjehesh i përdorur dhe koleget mezi presin të të hidhen ne fyt, edhe pse e dinë fare mirë se ti s’ke as sa dhjami i pleshtit… Mjerë ne që punojmë në këtë media dhe mjerë ky vend që pret t’i hapen sytë prej nesh… RIP gazetaria shqiptare!!!Në nëtor të 2014 u angazhova si kërkuese shkencore dhe kuratore në ekspoziten mbi Luftën e Dytë Botërore e hapur në Bunk’art. Shkrimet e shumta, vlerësimet e studiuesve të fushës dhe sidomos komentet e mrekullueshme të turisteve të huaj, ishin vlerësimi më i madh që mora nga ajo punë. Sot emri im si kërkuese shkencore në këtë projekt u përdor, me qëllim apo pa qëllim në mënyrën më të shëmtuar, nga vetë kolegët e mi me të cilët kohë më parë kam ndarë të njejtën redaksi. Në Bunk’art kam bërë kërkimin shkencor, kam sjellë mijëra foto e dokumente shumica dërrmuese e të cilave publikoheshin per te here te pare. Per ate pune jam paguar me nje shume simbolike (kenaqesia e vërtetë e përfshirjes në atë projekt ishte profesionale, jo financiare) . Nuk kam përfituar kurrë asnjë tender publik, asnjë financim shtetëror, nuk drejtoj asnjë ojf dhe asnjë organizatë tjetër të ngjajshme. Akti i gazetarit Habjon Hasani dhe i gjithë kolegëve të medias që publikuan këtë material sot është thjeshtë një akt burracak dhe turpërues për çdo gazetar, që në fillim dhe mbi gjithçka duhet të vendosë vërtetësinë e informacionit, konfirmimin e tij dhe ta zhvillojë investigimin jashtë zyrave të mykura. Shqipëria ka mijëra probleme, në vendin tonë zhvillohen qindra e mijëra afera. Gazetarët duhet të hapin sytë e të zbardhin qindra e mijëra shkelje që bëhen çdo ditë në këtë vend, e jo të përbaltin pa asnjë fakt një koleg të tyrin që fatmirësisht ka bërë vetëm punën në të mirë të shoqërisë dhe historisë tonë. Pres të më kërkojnë falje të gjithë kolegët e mi që publikuan emrin tim në një informacion të pavërtetë e keqdashës sot. Sigurisht nëse janë vërtet gazetare e jo peshkaqenë që rendin të gjejnë prenë e radhës çdo ditë”.

Next Post

Çiljeta ndahet nga bashkëshorti dhe nis "aventurën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In