Një grabitje ka ndodhur në një banesë në fshatin Dom të Klosit rreth orës 2 pas mesnatës.
Familjarët kanë deklaruar në polici se kanë qenë disa persona të maskuar me armë që pasi kanë hyrë në banesë kanë lidhur familjarët dhe kanë grabitur rreth 8 mijë euro dhe 1 milion lekë.
Njërin nga familjarët është dërguar në spital për shkak se është dhunuar nga maskat.
Këtë e konfirmon edhe një banor i zonës.
“Djalin e shtëpisë kanë rrahur, e kanë rrahur shumë keq”, tregon një banor i zonës.
Policia ka shoqëruar 6 persona në Komisariat në lidhje me grabitjen e ndodhur pas mesnate në Klos, por ende nuk ka zbuluar autorët.
/s.f










