Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lerë në burg 49-vjeçarin Astrit Kushi, babain e të miturës nga lagja “Skënderbej” në Elbasan, i cili mori peng dhe dhunoi fizikisht 18-vjeçarin Luka Haxhiu.
Vendimi është marrë në fundjavë nga gjyqtarja Zamira Vyshka, e cila ka caktuar masën e “arrestit në burg”. Sipas burimeve zyrtare, për 18 vjeçarin Luka Haxhiu ndaj të cilit prokuroria ka nisur hetime për akuzën e “Përndjekjes”, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
18 vjeçari Haxhiu gjatë marrjes në pyetje nuk ka pranuar që të ketë shantazhuar, përndjekur apo krijuar lidhje intime me vajzën e mitur. Ndërkohë, Gentian Shara dhe Oligert Kushi, dy miqtë e babait të vajzës, që akuzohen për pengmarrje, janë të shpallur në kërkim policor.