• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I dhashë duart bastardit, që kapi mamin…”/ Ndarja konfliktuale e moderatores me të dashurin: Dua burrë me kostum, jo me streçe

by Java News
20/01/2024 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moderatorja Roza Lati është një nga personazhet më të rëndësishëm të “Big Brother VIP 3”. Me natyrën e drejtëpërdrejtë që ajo ka, Roza ka folur edhe për jetën e saj private. Teksa ka zbuluar se është ndarë nga partneri, ajo ka treguar detaje nga lidhjet sentimentale që ka pasur.

Prezantuesja ka folur me banorët e tjera për partnerin e saj, për të cilin thekson se e do me kostum dhe jo me streçe, duke thumbuar kështu këngëtarin Stine, me të cilin ka qenë e lidhur disa vite më parë. Po ashtu, ajo deklaron se nuk e do partnerin të famshëm, pasi sipas saj fama të jep shumë presion.

“Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpisë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtar kur isha 17- vjeçe. Dashuria ishte e madhe, por fama të jep shumë presion. E pashë si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe”, tha ajo.

Lidhja e saj me Stinen daton shumë vite më parë dhe që atëherë, moderatorja ka pasur një tjetër histori të rëndësishme që ka folur edhe publikisht në media. Rreth një vit më parë, Roza fliste për një dashuri të madhe, me djalin, që ashtu si edhe është zbuluar jetonte jashtë.

“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, tha Roza.

Më tej, ajo zbuloi se i dashuri i saj ka të njëjtën shenjë horoskopi me të dhe të dy përshtaten shumë me njëri-tjetrin. Por, në “Big Brother”, ajo u shpreh se ndarja me djalin në fjalë erdhi pikërisht pas një “goli” që ai i kishte bërë.

Ajo u shpreh se e kishte përjetuar keq këtë ndarje, por jo sa për të rënë në pesimizëm. Ishte vetë moderatorja që pak kohë më parë pranoi këtë ndarje, duke i dhënë fund njëherë e mirë thashethemeve.

“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo, nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka, një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur e kanë… Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po, jam ndarë! E ndava bastardin, nuk më meritonte”, tha Roza Lati.

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother”, ajo ka shpjeguar për herë të parë arsyet e kësaj ndarjeje.

“Përveç distancës se largësia nuk nuk është problem, dy orë fluturim, por nuk erdhi në momentet e mia më të rëndësishme. Po ka problemi njeriu. Unë nuk po them tani hajde rri me mua një muaj apo një javë por në ditët e mia më të zeza, e merr avionin dhe vjen një mbasdite, vjen në drekë dhe ikën në darkë, për njeriun që do. Varet se sa përpiqesh. Në fund fare ma ka bërë edhe një gol shumë të shëmtuar. Sepse po përpiqej të rikthehej prap dhe kishte marrë edhe Ritën, duke iu lutur që të riktheheshim bashkë.

Dhe ma bëri golin shumë të shëmtuar por nuk dua të flas sot për atë gjë se nuk dua t’ja prish humorin vetes. Atë golin e atij nuk e kapërdij dot, jo se më lëndoi se dashuria kishte përfunduar por me vjen inat dhe zor që kapi mamin. I lutej mamit që të kthehej tek unë dhe Rita e donte shumë atë”, u shpreh Roza. Më tej, vetë banorja tha se tashmë ishte single, por ende asnjë mashkull i shtëpisë nuk ia kishte marrë vëmendjen./m.j

Next Post
Moti i keq, ministri Peleshi: Këto janë qarqet problematike dhe akset e bllokuara

Moti i keq, ministri Peleshi: Këto janë qarqet problematike dhe akset e bllokuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kushtetuta përcakton lirinë e medias”/ Veliaj kërkon transmetimin LIVE të seancës, gjykata rrëzon kërkesën

“Urrejtje e madhe për Veliajn”, zyrtari socialist: Po i bëhet gjyq publik edhe pse është i pafajshëm

May 28, 2026
Vala nga BA5/ Brataj: Do të prekemi të gjithë, 80% asimptomatikë!

“Sa më vdekjeprurës virusi, aq më pak përhapet”/ Brataj shpjegon rrezikun e Ebolës

May 28, 2026
Rithemelimi ftoi Bashën, Bejko kundër: Eshtë pazar! Bardhi prishi skemën, uli Berishën në tryezë me Ramën

Farsa e 1996, Bejko: Askush nuk kërkoi ndjesë! Precedenti i Berishës deformoi sistemin

May 28, 2026
“A duhet të fliste Veliaj në Këshillin Bashkiak?”, e sqaron ish-Prokurori

“Vetëm në Shqipëri ndodh kjo”, revoltohet ish-prokurori: Si mundet që kryebashkiaku i Tiranës të jetë në burg?

May 28, 2026
Gjon Mili Video Art Festival hap programin ndërkombëtar të rezidencës artistike në Dhërmi

Gjon Mili Video Art Festival hap programin ndërkombëtar të rezidencës artistike në Dhërmi

May 28, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Masakra zgjedhore e 1996-ës, Rexhaj: Berisha nuk u pendua! Më pas ndodhi 1997-a dhe 21 Janari

May 28, 2026
GJKKO cakton 5 qershorin për seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi

GJKKO cakton 5 qershorin për seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi

May 28, 2026
SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje 60-ditore? Detajet e draftit për armëpushimin dhe programin bërthamor

SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje 60-ditore? Detajet e draftit për armëpushimin dhe programin bërthamor

May 28, 2026
Përfundon mandati i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: E përmbushëm qëllimin!

Xhafaj: Spekulime pretendimet për kontroll të SPAK

May 28, 2026
Stuhia me erë të fortë në Tiranë, 5 qytetarë përfundojnë në spitalin e Traumës

U plagos me plumb në kokë nga shoku, ndërron jetë 17-vjeçari në Tiranë

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In