• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dha fund lidhjes së balerinit me partneren/ Elhaida Dani: Nuk kam thyer asnjë kod, as moral!

by Java News
30/12/2022 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja Elhaida Dani në natën gjysmëfinale të “Dancing with the stars”, konfirmoi lidhjen e dashurisë më balerini Ledian Agalliajn. Gjatë kërcënimit të dytë, Elhaida dhe Lediani shkëmbyen puthje pasiononte mes tyre. Mirëpo lidhja e tyre nuk u prit nga të gjithë mirë. Elhaida në komente, u akuzua si shkaktarja që i dha fund lidhjes shumëvjeçare të Ledianit me ish-partneren e tij. Së fundmi, këngëtarja bëri një reagim, ku thekson se nuk ka thyer asnjë kod, as moral.

“E di që shumë prej jush po prisnit këngën e re, por më përpara: Doja të flisja hapur dhe të trajtoja një situatë e cila në ditët e fundit ka shkaktuar shumë diskutime e ndoshta dhe lënduar disa prej jush.

E kuptoj që si personazh publik, veprimet dhe zgjedhjet e mia kanë peshë dhe ndikim tek ata që më ndjekin. Jam gjithashtu shumë e vetëdijshme që shumë prej jush më shohin si model frymëzimi dhe e kuptoj përgjegjësinë që vjen me këtë rol.

Si asnjëherë tjetër në karrierën time, përtej bashkëpunimit profesional, përtej punës, ndjeva emocione dhe shkëndija të sinqerta, të cilat nuk i përmbajta dot. Si artiste besoj shumë tek forca që rrezaton dashuria për të frymëzuar, reflektuar pozitivitet e për t’i bërë njerëzit më të mirë, ndaj kjo shpjegon edhe arsyen pse vendosëm t’i ndajmë me publikun ndjenjat që kemi për njëri-tjetrin.

Megjithatë, nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana, të cilat ne i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste.

Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë dhe moral, por nuk jam unë personi që duhet t’i sqarojë mirë për publikun. E ndjej që mund të kem zhgënjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur historinë e vërtetë) dhe për këtë jam mërzitur sepse e di që dashuria dhe marrëdhëniet shpesh mund të jenë komplekse.

Prandaj në finale dua gjithsesi të kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar. Jam e përkushtuar të vazhdoj të punoj fort për të merituar, siç gjithmonë kam bërë, besimin dhe mbështetjen tuaj për të ecur përpara. Sinqerisht e juaja Elhaida”, shkruan Elhaida./m.j

Next Post
“E goditi me shkelma në sy të…”/ Tmerri që kaluan dy prindërit mësues, djali i droguar i rrahu dhe i kërcënoi për para

"E goditi me shkelma në sy të..."/ Tmerri që kaluan dy prindërit mësues, djali i droguar i rrahu dhe i kërcënoi për para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com