• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dha Bashës në 2011 Bashkinë e Tiranës, kush është gjyqtari që do vendosë për vulën e PD. Trupi gjykues e ka kaluar Vetingun

by Java News
03/02/2023 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elona Mihali, Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja do të jetë tre gjyqtarët, të cilët do t’i japin fund konfliktit 14 mujor mes dy grupeve për kontrollin e Partisë Demokratike, linjës së Rithemelimit dhe Foltores së Sali Berishës apo grupit të Enkelejd Alibeajt, që përfaqëson linjën e Lulzim Bashës. Si Berisha, ashtu edhe Alibeaj pretendojnë se janë kryetarët zyrtarë dhe realë të Partisë Demokratike, ndërsa ka piketuar kandidatë paralelë për zgjedhjet lokale. Në kushtet kur KQZ-ja duhet të regjistrojë njërën palë në zgjedhje, do të jetë Gjykata e Apelit që do të vendosë se kush duhet ta mbajë vulën e PD-së. Gjyqtari i shkallës së parë, Agron Zhukri, me lidhje të shumëfishta me Berishën, ia kaloi vulën Sali Berishës, një vendim ky konflikt interesi pasi gruaja e Zhukrit ka qenë sekretare personale e Berishës.

Po kush janë tre gjyqtarët që do të vendosin për vulën e PD-së

Me interes dhe kureshtje pritet pozicionimi i Astrit Kalajës, një emër i njohur i drejtësisë. Në vitin 2011, Astrit Kalaja ishte pjesë e Kolegjit Zgjedhor, i cili i dha Lulzim Bashës në tavolinë Bashkinë e Tiranës. Pas numërimit të rregullt të votave, Edi Rama fitoi me një diferencë prej 10 votash, por nën ndikimin e Berishës, Arben Ristanin ë krye të KQZ-së shpiku votat në kutitë e gabuara, bëri një rinumërim dhe nxori Bashën fitues. Më pas, procesin ekstraligjor të KQZ-së e legjitimoi Kolegji Zgjedhor, kur pjesë e tij ishte edhe Kalaja. Astrit Kalaja kaloi shkallën e parë të Vetingut në dhjetor të vitit 2019. Por, Komisioneri Publik Florian Ballhysa i ka kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimit nga detyra të Kalajës me pretendimin se ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për një apartament me sipërfaqe 109,5 m2 si dhe për një sipërfaqe toke prej 379 m2 në Velipojë, brenda së cilës ndodhet edhe një ndërtim informal përdhes prej 60 m2. KPA-ja e konfirmoi në detyrë gjyqtarin Kalaja në janar të vitit 2022.

Irida Kacerja është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në mars të vitit 2021. Por, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta dërgojë atë për inspektim nga ILD-ja lidhur me disa çështje gjyqësore. Ndaj saj nuk ka pasur ankimim në KPA dhe për rrjedhojë është konfirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë. Kacerja e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga viti 2012 deri në vitin 2015, Kacerja ka punuar si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas vitit 2015 është rikthyer në Gjykatën e Shkodrës. Irida Kacerja ka qenë edhe më parë pjesë e trupit gjykues për çështjen e vulës së Partisë Demokratike. Grupi i Alibeajt kërkoi përjashtimin e saj me pretendimin e se Irida Kacerja mund të paragjykojë çështjen, pasi gjyqtarja kishte kërkuar në një seancë të ndërmjetme autorizim përfaqësimi në proces gjyqësor sipas statutit të PD-së. Kërkesa e bërë nga Gazmend Bardhi u rrëzuar nga gjykata.

Elona Mihali është relatore e çështjes. Zonja Mihali është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në janar të vitit 2021 dhe vendimi nuk është ankimuar në KPA. Elona Mihali ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe ka bërë stazhin profesional pranë Gjykatës së Tiranës.

Në janar 2014, Mihali është emëruar në Gjykatën e Vlorës. Mihali është lakuar vetëm për vendim për çështje pronash, ku u kaloi 546 mijë m2 tokë në Dhërmi, disa personave të dënuar nga gjykata për falsifikimin e dokumenteve./Adriatik Doçi-shqiptarja.com/m.j

Next Post
Habit moderatorja: Më acaron burri në këtë shtatzëni. Më duket më kanë ndryshuar…!

Habit moderatorja: Më acaron burri në këtë shtatzëni. Më duket më kanë ndryshuar…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

Zgjidh Kosovën!

January 2, 2026
Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

January 2, 2026
Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

January 2, 2026
Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

January 2, 2026
Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

January 2, 2026
Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

January 2, 2026
Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com