• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dështoi plani për ta trafikuar, 20-vjeçari kapet me kanabis në formë çokollate

by Java News
28/04/2023 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 20 vjeçar përfundoi në pranga pasi tentoi të fuste në vendin tonë, përmes Portit të Durrësit, kanabis në formë çokollate.

Policia Kufitare ka ushtruar kontroll të imtësishëm të E. B., në automjetin tip “Seat”, ku gjetën 2 pakot me lëndë narkotike në formë çokollate, me peshë totale rreth 450 g. Droga është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

20 vjecari, banues në Shkodër, akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Port Durrës/ Tentoi të trafikonte drejt vendit tonë, 2 pako me lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën pakot me lëndë narkotike (me peshë totale rreth 450 g) në automjetin që drejtonte ky shtetas. Sasia e kanabisit në formë çokollate u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj krimeve kufitare dhe trafiqeve të paligjshme, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës dhe me autoritetet doganore, kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në vijën e dytë, në hyrje të RSh-së, në automjetin tip “Seat”, që drejtohej nga shtetasi E. B., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako me lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, me peshë totale rreth 450 g. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

 

/s.f

Next Post
Pas 320 vitesh histori, mbyllet një nga gazeta më të vjetër në botë

Pas 320 vitesh histori, mbyllet një nga gazeta më të vjetër në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com