• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dërguari i Trumpit takon Kurtin: Koalicioni qeverisës s’më takon mua, taksa të hiqet

by Java News
23/01/2020 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori Richard Grenell, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si i dërguari i posaçëm për dialogun Prishtinë – Beograd i presidentit Donald Trump.

Menjëherë pas këtij takimi, Grenell deklaroi se çështja e krijimit të qeverisë nuk është çështje e tij dhe se nuk i intereson.

“Po i them dy gjëra, i thashë Kurtit që vendet si Britania e Gjermania po e përcjellin situatën. I thamë të ndjekë ligjin nëse do që të arrihet suksesi. E dyta që ia thashë është për çështjet ekonomike. Gjëja më e rëndësishme, krijoni vende pune. Njerëzit janë të interesuar që të ndihmojnë ekonominë këtu, administrata e Trumpit ka qenë mjaft e suksesshme në rritje të ekonomisë duke ju ndihmuar bizneseve përmes qeverisë”, tha ai.

Grenell u shpreh se fokusi i tij është ekonomia, duke marrë shembull suksesin e administratës së Presidentit Trump. Më pas shtoi se apeli i tij është që të punojnë drejt zhvillimit ekonomik dhe se duhet të krijohen vende të reja pune.

Ambasadori Grenell ritheksoi se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të hiqet, ndërsa Serbia nga ana e saj duhet të ndalojë fushatën e saj kundër Kosovës.

g.kosovari

Next Post
Me shpejtësi në Elbasan-Tiranë, furgoni përmbyset në mes të rrugës

Me shpejtësi në Elbasan-Tiranë, furgoni përmbyset në mes të rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com