• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I dërguari i Trump: SHBA, e vetme në përpjekjet për dialogun Kosovë-Serbi. I mirëpritur kush do të ndihmojë

by Java News
29/01/2020 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi special presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka konfirmuar se aktualisht është duke i udhëhequr i vetëm përpjekjet për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Grenell tha se se në punën e tij të deritanishme të konkretizuar edhe me dy marrëveshje, një për linjën ajrore dhe tjetra për hekurudhën Prishtinë-Beograd, nuk kanë qenë të përfshirë as Gjermania, as Franca e as Bashkimi Europian.

Megjithatë ai tha se të gjithë ata që janë të interesuar për të ndihmuar janë të mirëpritur.

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, kanë qenë më të përfolurit përgjatë vitit 2019, sa herë është diskutuar rreth përpjekjeve për rinisje të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të bllokuara për shkak të taksës 100% ndaj eksporteve serbe.

Në fundin e prillit të vitit 2019 Merkel organizoi në Berlin një samit në përpjekje për të zhbllokuar situatën. Përveç Macronit, në këto përpjekje Qeveria Federale ishte koordinuar ngushtë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përpjekja gjermano-franceze për rikthim të palëve në tryezë u zbeh pas dështimit të Samitit të Parisit i planifikuar të mbahej në muajin korrik, kurse në anën tjetër SHBA’ja kishte aktivizuar dy përfaqësues special, Matthew Palmer dhe Richard Grenell, puna 4 mujore e të cilit këto ditë u konkretizua me dy marrëveshje, duke shtyrë përpara Prishtinën dhe Beogradin drejt arritjes së marrëveshjes.

Zëdhënësi i Merkel ka deklaruar se kancelaria nuk i komenton përpjekjet e aleatëve dhe se mirëpresin faktin nëse Kosova e Serbia pajtohen për të përmirësuar lidhjet dhe bashkëpunimin. Megjithatë ai tha se është i nevojshëm një dialog politik, për nisjen e të cilit kërkojnë heqjen e taksës 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Zëdhënësi i Merkel tha gjithashtu se qëndrimi i përgjithshëm i Qeverisë Federale nuk ka ndryshuar dhe se ata mbështesin përpjekjet e Bashkimit Europian për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me përpjekjet e emisarit të Donald Trump dhe arritjen e dy marrëveshjeve parimore Kosovë-Serbi, nuk është parë ndonjë qëndrim përmbajtjesor i Bashkimit Europian dhe zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell, I cili pritet që të vizitojë Kosovën gjatë fundjavës. /e.s/

Next Post
U ndërtua brenda një jave, hapet një pjesë e spitalit të parë për të prekurit nga koronavirusi në Wuhan (Foto)

U ndërtua brenda një jave, hapet një pjesë e spitalit të parë për të prekurit nga koronavirusi në Wuhan (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Integrimi i Shqipërisë në BE, Peleshi: Nuk mjafton miratimi i ligjeve, tani duhet zbatimi

September 21, 2026
Hetimet: Artan Murtaj dyshohet se u vra nga ‘killer’ me pagesë, shoqërohen 20 persona

Hetimet: Artan Murtaj dyshohet se u vra nga ‘killer’ me pagesë, shoqërohen 20 persona

September 21, 2026
U mbaroi koha e dënimit me mbajtjen në paraburgim, GJKKO liron Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn

Refuzuan rregulloren e re, GJKKO nis gjobat ndaj avokatëve pas bojkotit të seancave

September 21, 2026

Pagat e magjistratëve, Rama thërret drejtësinë në Kryeministri: Tryezë më 28 shtator për formulën e re

September 21, 2026
Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto

Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto

September 21, 2026
Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

September 21, 2026

Berisha del nga SPAK dhe akuzon kryeministrin: Rama vijon të vjedhë qytetarët…

September 21, 2026
Ndahet papritur nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur Skerdi Prifti

Ndahet papritur nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur Skerdi Prifti

September 21, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Komiteti i Stabilizim Asociimit, flet Balla: Integrimi, proces gjithëpërfshirës

September 21, 2026
Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com