• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor/ Kush është diplomati Escobar? ‘DW’: Në politikën ndaj rajonit do të ketë…

by Java News
09/09/2021 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gabriel Escobar është i dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor. Ai pritet të punojë ngushtë edhe me përfaqësuesin e lartë në B-H, gjermanin Christian Schmidt.

Diplomati i karrierës, Gabriel Escobar, e njeh shumë mirë situatën në Ballkan, dhe për këtë pajtohen pothuajse të gjithë.

Ai flet disa gjuhë, përfshirë edhe serbishten, dhe që nga viti 1998 ai ka mbajtur pozicione të njëpasnjëshme në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mali të Zi. Së fundi ka qenë zëvendësambasador amerikan në Beograd.

Tërë kohën po flitet për shtimin e influencës amerikane në Ballkan, pas zgjedhjeve të fundit amerikane. Nëse kjo do të rezultojë edhe me shkarkimin e të dërguarit të mëparshëm Matthew Palmer, do të shihet pas lëvizjeve të para të Escobarit.

Politika unike

“Largimi i Palmerit do të thoshte se administrata e re dëshiron në ndryshojë qasjen e deritanishme ndaj rajonit. Kështu ata sjellin në këtë post një njeri që do të zbatojë në mënyrë të paanshme politikën e administratës së re. Por kjo do të shihet shumë shpejtë”, thotë drejtori i organizatës, Qendra për Rajonalizmin, Aleksandar Popov.

Ai shton se pavarësisht personit, duhet të shihet qartë se cila është politika e unifikuar amerikane. Deri tani kemi pasur një ndërlidhje të veprimeve mes përfaqësuesve ndërkombëtarë – të atyre nga BE dhe SHBA.

Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat në të ardhmen, por shumëkush beson se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në politikën ndaj rajonit. Politika ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë e njëjtë si në dhjetë vitet e fundit.

Mund të ndodhë që të ketë një ndikim edhe më të vogël madje, kur kemi parasysh zhvillimet në Afganistanin, ku është përqendruar vëmendja e autoriteteteve amerikane.

Kosovo Serbien Dialog Lajçak, Kurti dhe Mathew Palmer 

“Problemi kryesor do të mbeten raportet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe një lloj ndërmjetësimi në këtë proces. Për shkak të situatës me Afganistanin, fokusi i bashkësisë ndërkombëtare është zhvendosur nga Ballkani Perëndimor dhe do të ishte mirë që edhe ne të kuptojmë se bota sillet rreth nesh”, thotë Tanja Topiq, analiste politike nga Banja Luka.

Ajo e sheh edhe një lloj lidhjeje mes vendimeve për emrimin e Escobarit dhe Përfaqësuesit të ri të Lartë në BiH, Christian Schmidt.

Bashkëveprimi i Schmidt dhe Escobar

“Unë pres më shumë presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e shohin B-H si fëmijën e tyre. SHBA edhe më parë ka marrë masa konkrete kundër disa politikanëve, në formën e sanksioneve (si për shembull ndaj Milorad Dodikut).

Më duket se ardhja e Schmidtit dhe Escobarit nënkupton një bashkëveprim më të koordinuar dhe përparim në proceset e Ballkanit Perëndimor,” tha Topiq.

Për momentin kemi një situatë kur politikanët vendorë në këtë vend më shumë po presin ndihmë nga jashtë, sesa që po interesohen për ndonjë vendim apo zgjidhje të veten.

Escobar në një prej misioneve të tija në Ballkan ka qenë edhe shef i kabinetit në Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë në Banja Lukë dhe shef i Zyrës së Ambasadës Amerikane në këtë qytet.

Disa media në B-H kanë raportuar ditët e fundit se Escobari “ka qenë shumë aktiv në zgjedhjen e Milorad Dodikut si president i Republika Srpska në vitin 2010”, ndonëse të tjerët dyshojnë në këtë angazhim. Por kjo nuk do të thotë se një gjë e tillë nuk ka ekzistuar vite më parë, për shkak se asokohe në Ballkan kërkohej një “frymë e re”, thotë Popov.

Diplomat me përvojë

“Escobar e njeh mirë të gjithë Ballkanin dhe ka shumë përvojë. Ndërsa sa i përket Dodikut dhe shpresës amerikane se përmes tij do t’u kundërvihen udhëheqësve nacionalistë, tani ai është nën saksione amerikane, që do të thotë se ai nuk mund të influencojë në asnjë mënyrë vendimin amerikan”, thotë Popov.

Ai mendon se administrata amerikane mund të ketë qëllime konkrete, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe për marrëdhëniet në B-H.

Kosovo Mathew Palme dhe Miroslav Lajçak 

Por të gjithë pajtohen se Amerika do të jetë e pranishme në Ballkan si mbështetje e BE-së, pa imponuar ndonjë zgjidhje. Paraardhësi i Escobarit, Matthew Palmer, ka deklaruar së fundi se BE është ai që udhëheq negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa qëllimi përfundimtar i Amerikës është njohja reciproke. Por Palmer tha se Amerika nuk do të ndërhyjë në vendime dhe se SHBA është dakord që të zbatohen marrëveshjet e dakorduara.

“Amerika do verpojë nga prapavija, Evropa është këtu numri një. Amerika dëshiron të rivendosë bashkëpunimin me BE dhe do të ketë më shumë rolin e mbështetëses dehe jo faktorit që ka fjalën kryesore”, thotë Ivan Vujaçiq, ish-ambasador i Serbisë në SHBA.

Mali i Zi si aleati më i madh

Analistët janë të mendimit se Escobar, falë përvojës së tij në B-H, Mal të Zi dhe Serbi, do të jetë në gjendje të kontribuojë në arritjen e marrëveshjeve, të cilat më në fund do të mund të realizoheshin në praktikë. Kjo ka të bëjë në radhë të parë me negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, por ndoshta edhe me arritjen e ndonjë marrëveshjeje të re në BiH.

Sa i përket Malit të Zi, Palmer e ka vlerësuar gjatë vizitës së tij të fundit në korrik, angazhimin e kryeministrit të ri malazez Zdravko Krivokapiq dhe ka bërë thirrje që Mali i Zi të mos lëkundet në rrugën e tij euroatlantike. Atëherë u tha se Shtetet e Bashkuara e “vlerësojnë kontributin e Malit të Zi në zhvillimin e stabilitetit dhe paqes rajonale në Ballkanin Perëndimor”. Por në fokusin e këtij vendi duhet të mbetet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar – që janë dy kërkesat kryesore për pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Next Post
Tragjedia e Tetovës/ Nxirren të gjallë nga spitali i djegur 12 pacientë, jashtë rrezikut për jetën

Tragjedia e Tetovës/ Nxirren të gjallë nga spitali i djegur 12 pacientë, jashtë rrezikut për jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA hap epokën e re të prodhimit ushtarak! Kontratë për sistemin Patriot dhe investime miliardëshe në industrinë e mbrojtjes

SHBA hap epokën e re të prodhimit ushtarak! Kontratë për sistemin Patriot dhe investime miliardëshe në industrinë e mbrojtjes

July 30, 2026
Lëvizje në dosjen e SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia, në pritje kërkesa e Ilir Beqajt!

Lëvizje në dosjen e SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia, në pritje kërkesa e Ilir Beqajt!

July 30, 2026
I kërkuar nga SPAK/ Gjykata në Greqi vendos të ekstradojë biznesmenin Ilir Shtufi

I kërkuar nga SPAK/ Gjykata në Greqi vendos të ekstradojë biznesmenin Ilir Shtufi

July 30, 2026
Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

July 30, 2026
Konsullata serbe në Shkodër, Tabaku i kërkon llogari qeverisë: Publikoni vendimin dhe interesin shtetëror!

Konsullata serbe në Shkodër, Tabaku i kërkon llogari qeverisë: Publikoni vendimin dhe interesin shtetëror!

July 30, 2026
Pas ‘tërmetit’ në qeveri dhe protestave, PS ndez motorët e fushatës në janar

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

July 30, 2026
Rusia godet masivisht Ukrainën, alarm edhe në Poloni: 8 të vrarë, ngrihen avionët luftarakë

Rusia godet masivisht Ukrainën, alarm edhe në Poloni: 8 të vrarë, ngrihen avionët luftarakë

July 30, 2026
Braho zbulon ecurinë e dosjeve të 21 Janarit dhe Gërdecit: Po presim ekspertizën nga SHBA për audio-regjistrimin

Braho zbulon ecurinë e dosjeve të 21 Janarit dhe Gërdecit: Po presim ekspertizën nga SHBA për audio-regjistrimin

July 30, 2026
Debati për konsullatën serbe në Shkodër, Hoxha: Asnjë hap pa dakordësi të plotë mes palëve

Debati për konsullatën serbe në Shkodër, Hoxha: Asnjë hap pa dakordësi të plotë mes palëve

July 30, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

A do ta kthejë Rama krizën në një mundësi të re politike?

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com