• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I dërgoi 56 mijë dollarë një kinezi, vendimi që shkarkoi ndihmës gjyqtarin

by Java News
26/12/2018 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia, në 2 nëntor 2018, ka vendosur me shumicë votash që të shkarkojë nga detyra ndihmësin ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Artor Ylli, me argumentin se nuk justifikon disa transferta bankare. Sipas KPK, subjekti nuk arriti të justifikonte me dokumentacion ligjor shumat 16,000 USD, 30,000 USD dhe 10,000 USD që i ka dërguar  një shtetasi kinez.

“Subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë bindshëm se shumat që ai ka transferuara për llogari të shtetasit kinez, z. Zh., kanë burim tregtinë e mallrave ose që detyrimi dhe borxhi ndaj shtetasit Zh. ishte për blerje mallrash, pasi subjekti nuk paraqiti asnjë kontratë apo dokument tjetër që ta vërtetonte këtë. Subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë me dokumentacion justifikues ligjor të ardhurat e ligjshme nga ai vetë apo, z. N. M., që janë përdorur për krijimin e shumave të transferuara si më poshtë: më datë 14.12.2010, në vlerën 16,000 USD, me përfitues shtetasin Zh.; më datë 13.02.2012, në vlerën prej 30,000 USD, me qëllim shlyerje detyrimi; dhe më datë 02.11.2010, transfertë cash në vlerën 10,000 dollarë, me përfitues shtetasin kinez, z. Zh., me qëllim shlyerje detyrimi.

Subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë me dokumentacion ligjor provues lidhjen dhe shkakun se përse ai duhet ta kryente këtë transfertë në favor të z. N. M apo biznesit të tij familjar duke mos provuar se ai ka qenë asistent pranë avokat N. M dhe ku janë njohur subjekti i rivlerësimit me z. N. M”, thuhet në vendim. Gjatë hetimit të thelluar, KPK thekson se veprimet e subjektit, për transfertat bankare në mënyrë të përsëritur, të pajustifikuara me burime të ligjshme, tregojnë një mungesë të theksuar të përmbushjes së vlerave themelore që duhet të udhëheqin një magjistrat të ardhshëm.

Roland Ilia kundër shkarkimit
Anëtari i trupës gjykues Roland Ilia është shprehur kundër vendimit të dy anëtarëve të tjetër për shkarkimin e subjektit Artor Ylli nga detyra si ndihmës ligjor. “Në analizë të dispozitave dhe fakteve të mësipërme vlerësoj se, përderisa subjekti i rivlerësimit nuk ka pasuri të tij apo nuk ka deklaruar të ardhura që të lidhen me këtë transferta nuk ka se si të ketë detyrimin për të justifikuar burimin e ligjshëm të këtyre vlerave të transferuara, për më tepër kur ato janë kryer në një kohë kur nuk ka qenë subjekt rivlerësimi dhe nuk ka pasur asnjë funksion shtetëror. Si anëtar i trupit gjykues nuk pajtohem me mendimin e shumicës, pasi çmoj se bazuar në provat, faktet dhe rrethanat e dala gjatë hetimit administrativ të kryer, nuk u provua që subjekti i rivlerësimit të ketë kryer veprime të kundërligjshme apo veprime që kanë cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë, marrë në konsideratë këtu që, veprimet për të cilat shumica ka disponuar për shkarkimin e tij, janë kryer në një kohë që subjekti nuk ka qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Sa më sipër, nga rrethanat e faktit dhe të dhënat që kanë mundur të administrohen nga hetimi administrativ, por edhe nga shpjegimet e provat e sjella nga subjekti i rivlerësimit, shpreh bindjen e bazuar në prova dhe ligj se subjekti i rivlerësimit, z. Artor Ylli, nuk ndodhet në asnjë nga rastet e parashikuara nga neni 61, të ligjit nr. 84/2016, titulluar “Shkarkimi nga detyra””, thekon Ilir në mendimin e tij paralel, pasqyruar në vendimin për shkarkimin e Artor Yllit.

Konkluzioni 
Anëtari i trupës gjykues Roland Ilia arrin në konkluzionin se Artor Ylli duhet të ishte konfirmuar në detyrë. “Niveli i konstatimeve në lidhje me pasuritë, vlerësimin e figurës dhe vlerësimin profesional, marrë në tërësinë e tyre, duke marrë në konsideratë dhe qëndrimin e subjektit të rivlerësimit, nuk plotësojnë kriteret dhe shkaqet që përligjin marrjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Artor Ylli. Në përfundim të gjithë arsyetimit të mësipërm, kam votuar kundër vendimit të marrë nga shumica e trupit gjykues për të shkarkuar subjektin e rivlerësimit, z. Artor Ylli, duke shprehur mendimin tim se subjekti duhet të konfirmohet në detyrë. Për të gjitha argumentet e mësipërm vlerësoj se duhet të gjente zbatim neni 59/1 të ligjit nr. 84/2016 dhe shumica nuk duhet të kishte disponuar shkarkimin nga detyra të këtij subjekti, por konfirmimin e tij në detyrë”, thekson Ilia/shqiptarja

a.cupaj

Next Post
Largimi i “trurit”, UNESCO: Mbi 20% e shqiptarëve të kualifikuar duan të ikin

Shifrat nga 2002, rreth 330 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë në vendet e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In