• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I dënuari për vrasje kërcënon Izet Haxhinë në burg: Jam ish-agjent i CIA-s, o tropojan motër****

by A R
01/02/2020 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Neim Behari një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës për vrasje, ka kërcënuar përmes një letre, Izet Haxhinë, gjithashtu i burgosur, tek 302-shi në Tiranë, për vrasjen e ish-dhjetoristit, Azem Hajdari, ngjarje për të cilën ka rinisur procesi gjyqësor pasi Haxhia nuk ka pranuar asnjëherë fajësinë.

Neim Behari, me origjinë nga Berati, i cili në letrën e tij përmend edhe një emër grek Nikos Kostancinos pasi pretendon se ka shtetësi greke, thotë se do të vrasë Izet Haxhinë pasi ky i fundit ka shpikur dhe ka fyer, Marsida Xhaferllain, të cilën thotë se e ka mikeshë. Marsida Xhaferllari u zgjodh nga Presidenti Ilir Meta për gjyqtare në Kushtetuese. Nga burgu i Drenovës ai ka shkuar një letër dhe ia ka dërguar Izet Haxhisë në burgun tek “Mine Peza” në Tiranë, më datë 21 janar 2020, letër e cila është bërë publike nga avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri, edhe ky i fundit i kërcënuar, siç lexohet në letër. Neim Behari, në letër thotë se është ish-oficer i CIA-s dhe pjesë e mafies Cosa Nostra.

“Para dy muajsh ke folur edhe për mikeshën time Marsida Xhaferllarin ke thënë gjasme ka bredhur në Turqi me F.K e ke pas fjalën për Fatmir Kajollin nga Fieri. O tropojan motër*** gjatë kësaj kohë unë kam bërë disa verifikime për ty dhe po më del se ti ke shpifur dhe fyer në media mikeshën time Marsida Xhaferllari. Unë jam beratas me origjinë, me shtetësi greke, jam për dy vrasje në burg, më kanë ngelur 2 vjet e 5 muaj. Jam ish-oficeri i CIA, e njëkohësisht anëtar i Cosa Nostras. Marsida Xhaferllari është mikesha imja, është edhe grua me fëmijë. Unë për Marsidën të bëj copa edhe mish të pjekur. Këlysh i Ramës në burg do i lësh kocakat”, shkruan ai në letër.

Por emri i Neim Beharit ësht ëi njohur sa i përket kërcënimeve. Ai ka kërcënuar me telefonatë nga burgu, edhe drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, si edhe shumë raste të tjera gjyqtarësh e prokurorësh. Më së fundi në muajin nëntor, ai kërcënoi gjyqtarin e Korçës Markelian Kuqo, i cili i kishte refuzuar Neim Beharit, kërkesën për transferimin e tij nga burgu i Drenovës në një burg tjetër.

Neim Behari, është dënuar dhe vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçëspër “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, të një taksisti në Fier. Por, Genci Fejzollari drejtori i burgut Drenovë ka deklaruar në rastin e kërcënimit të gjyqtarit Kuqo, se i dënuari Neim Behari “vuan nga sëmundja mendore e skizofrenisë” dhe theksohet se “bashkëpunimi me këtë shtetas është i pamundur”.

Izet Haxhia: Jam dëshmitar okular, në vitin 2000, Marsida Xhaferllari në hotel në Turqi me kriminelin…më takuan të dy

Por çfarë akuze bëri Izet Haxhia në muajin nëntor për Marsida Xhaferllarin?

Ai tha se ka qenë dëshmitar okular kur në vitin 2000, Marsida Xhaferllari, kur ishte gjyqtare në Fier, është takuar në një hotel në Turqi me një kriminel të rrezikshëm, të cilit ai i jep vetëm inicialet, F.K. Izet Haxhia tha të dy ata e kanë takuar në hollin e një hoteli në Turqi, kur ky i fundit ishte në arrati, para se të vetëdorëzohej së fundi e të ekstradohej në Shqipëri ku ka rinisur procesi gjyqësor për vrasjen e ish-dhjetoristit, Azem Hajdari.

“Ky dëshmitar okular, i cili ka parë me sytë e tij gjithçka dhe që ka biseduar sy më sy me protagonisten e ngjarjes, për shkak të pozitës izoluese që ka sot, më autorizoi të pyesim drejtpërdrejtë Marsida Xhaferrllarin: A keni mbajtur ju marrëdhënie të ngushta dhe a keni qenë e lidhur me botën më të rrezikshme të krimit në kohën që ishit gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier?

A keni udhëtuar dhe a keni qëndruar ju në ATAKOY të Stambollit në Hotelin Hollidey Inn, në vitin 2000 në Stamboll të Turqisë me një kriminel të rrezikshëm, F.K, sa ditë keni qëndruar aty dhe çfarë ju lidhte juve me të? A jeni takuar ju dhe F.K në barin e këtij Hoteli me dëshmitarin Izet Haxhiaj dhe çfarë keni biseduar me të?! Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë të poshtërohen dhe të denigrohen deri në këtë shkallë, sa të përtypin këtë akt kaq antimoral dhe të pashembullt të një palo presidenti që e bëri zhele institucionin më të rëndësishëm të shtetit”, shkruante avokati Idajet Beqiri me autorizim të Izet Haxhisë.

Letra e plote

Izet Haxhia

Kur** unë që po të sjell këtë letër jam tek burgi i Korçës. Ti motërq**r para dy muajsh ke folur edhe për mikeshën time Marsida Xhaferllarin ke thënë gjasme ka bredhur në Turqi me F.K e ke pas fjalën për Fatmir Kajollin nga Fieri. O tropojan motër*** gjatë kësaj kohë unë kam bërë disa verifikime për ty dhe po më del se ti ke shpifur dhe fyer në media mikeshën time Marsida Xhaferllari. Unë jam beratas me origjinë, me shtetësi greke, jam për dy vrasje në burg, më kanë ngelur 2 vjet e 5 muaj. Jam ish-oficeri i CIA, e njëkohësisht anëtar i Cosa Nostras. Unë do të q* motrën ty dhe Idajet Beqirit. Marsida Xhaferllari është mikesha imja, është edhe grua me fëmijë e ty do të q* motrën o tropojan, o kur** se tropojanët i kanë gratë motrat e kur***. Unë për Marsidën të bëj copa edhe mish të pjekur. Këlysh i Ramës në burg do i lësh kocakat.

Koalicioni Ndërkombëtar Anti-terroriste, Sakra Katerina and Cosa Nostra
Gjenerali
Nikos Kostancinos
Neim Behari
Drenovë, Korçë 21 janar 2020

Next Post
Halle e skandale zvicerane…

Halle e skandale zvicerane…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In