Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili rezultonte i dënuar me 5 vite burg.
32-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, u arrestua në Bolzano të Italisë.
Shqiptari rezulton i dënuar për të paktën 30 vjedhje në banesa përgjatë viteve 2008 – 2012 dhe që prej asaj periudhe ishte shpallur në kërkim.
Mediat italiane raportojnë se 32-vjeçari tentoi t’i shpëtojë policisë duke paraqitur dokumente të rreme.
a.çupaj










